E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa jotolerante

Nata e erret e fashizmit gjithmone ka qendruar mbi Shtetet e Bashkuara por zbriti vetem ne Evrope tha Tom Volf ne vitin 1965 dhe keshtu eshte edhe sot. Komentatore te ndryshem kane pohuar se fundmi se kundershtimi i shume amerikaneve ndaj propozimit per ndertimin e qendres islamike dy blloqe nga vendi ku ndodhej Qendra Boterore e Tregtise paraqet fanatizem fetar dhe paranoje. Por nese ndonje vend eshte i pllakosur nga fanatizmi ne rritje ai nuk eshte Amerika por Evropa kontinenti ku mireqenia e shteteve dhe pacifizmi admirohen aq shume nga liberalet amerikane. Vitin e kaluar rreth 60 te suedezeve votuan per te ndaluar ndertimin e minareve te gjitha minareve gjithkund jo vetem afer vendit ku u kryen sulmet terroriste nga myslimanet radikale.

Ne Belgjike Dhoma e Ulet e Parlamentit e miratoi Ligjin per ndalimin e mbulimit ne publik i cili tash pret miratimin ne Senat. Ne France ndalesa e tille u be ligj javen e kaluar pas ngecjes ne Gjykaten Supreme. Megjithese ka arsye legjitime per ndalesat e tilla nje pjese e mbeshtetjes se tyre vjen nga fanatizmi anti-mysliman.

Ne vitet e fundit e djathta ekstreme dhe partite kunder imigranteve kane bere shume pune ne mbare Evropen. Ne Suedi nacionalistet Demokratet Suedeze hyne ne parlament muajin e kaluar per te paren here nga themelimi i partise ne vitin 1988.

Ne Britanine e Madhe partia e ekstremit te djathte Partia Kombetare Britanike fitoi pothuaj trefish me shume vota se ne zgjedhjet e vitit 2005 ndersa siguroi edhe dy ulese ne Parlamentin Evropian. Ne Austri Partia e Lirise qe fillimisht drejtohej nga Jeorh Haider i cili fliste per nazistet fitoi 17.5 te votave ne vitin 2008. Ne France Fronti Nacional i Zhan Mari Le Pen i cili e ka vene ne pikepyetje ekzistimin e dhomave te gazit te nazisteve doli i dyti ne zgjedhjet presidenciale me 2002 duke hyre ne balotazh me presidentin Zhak Shirak. Tash e djathta ekstreme mund te rritet ne Gjermani ku ligjet mbi lirine e shprehjes dhe pragjet parlamentare jane mbajtur jashte Bundestagut. Nje sondazh i agjencise DPA tregon se 20 e votuesve mund te mbeshtesin nje parti anti-myslimane mjaft sa per te hyre ne parlament.

Renia e vendeve parlamentare ne duart e ekstremisteve paraqet tundjen me te madhe ne politiken e Evropes qe nga renia e komunizmit shkroi Denis MekShejn ne Newsweek. Z. MekShejn eshte anetar laburist i Parlamentit britanik dhe me heret sherbeu si minister per Evropen.

Evropianet nuk i shohin shtrember vetem myslimanet por edhe hebrenjte te cilet pothuaj u zhduken nga kontinenti 60 vjet me pare. Sondazhi me i fundit i Pew Global Attitude tregon se 50 e spanjolleve kane qendrime te pafavorshme per hebrenjte.

Per gjermanet shifrat jane 25 per francezet 20 dhe 10 per britaniket.

Ky antisemitizem u nenvizua se fundmi nga Komisionari per Tregti i BE-se Karel De Guht i cili tha se as me hebrenjte e moderuar nuk eshte lehte te kesh diskutim racional se cfare po ndodh ne Lindjen e Mesme.

Pra kur liberalet amerikane i kritikojne homologet e tyre konservatore si fanatike qe duan te imponojne fashizmin ne Shtetet e Bashkuara ata e harrojne ate pjese te Perendimit ku vertet ka mbetur nostalgjia per fashizmin.

Cilido qe ka udhetuar neper Evrope e di se imazhi si shembull i progresit dhe i diversitetit etnik e fetar eshte vetem fabrikim ne mendjen e liberaleve amerikane.

Liberalet amerikane te cilet nuk e perfillin fanatizmin evropian ma kujtojne sugjerimin talles te skenaristit gjerman Bertold Breht A nuk do te ishte me lehte per qeverine qe ta shperndaje popullin dhe te zgjedhe nje tjeter. Gjate debatit per xhamine shumica e amerikaneve treguan se jane te afte ti respektojne mospajtimet. Jane perseri evropianet ata nga impulset e erreta te te cileve duhet te kemi frike

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›