Frika e Vettel i pasigurt ne fitoren e titullit

Kampioni i botës në fuqi dhe kryesuesi i këtij Botërori të Formula 1, Sebastian Vettel nuk ndjehet i sigurt në pozicionin e tij si favorit për të fituar titullin e dytë radhazi. Piloti gjerman i Red Bull mban vendin e parë pas 12 garash të zhvilluara deri tani me 85 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës Mark ëebber, por paraqitja e shkëlqyer e McLaren në tre garat e fundit ka bërë që i i Formula 1 të bëhet më i hapur.
"Duhet të punojmë shumë gjatë kësaj periudhe pushimi, pasi mendoj se McLaren është në një formë shumë të mirë dhe konstante. Në garat e mbetura duhet të bëjmë diçka më shumë”, ka bërë të ditur Sebastian Vettel, i cili u rendit i dyti në garën e fundit të zhvilluar në Hungari.
Gjermani la pas pilotin e Ferrarit, Fernando Alonso që edhe një herë vuajti supermacinë e rivalëve të tij. Megjithëse nuk ka të njëjtim optimizëm, dy herë kampioni i botës shprehet se do të luftojë deri në fund për titullin kampion.
“Gara e Hungarisë kishte disa kushte specifike që nuk të lejojnë të bësh parashikime. Tani gjatë kësaj periudhe do të mundohemi të përmirësojmë makinën për garat e mbetura të Botërorit të cilat janë vendimtare për titullin”, ka thënë Fernando Alonso, mban vendin e katërt në renditjen e përgjithshme.
Nertan Prifti