Thiago i artë

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 20:00
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin Thiago Alcantara pas paraqitjes së tij të mirë në humbjen 2-1 në miqësore kundër Manchester Unitedit të shtunën.
Mesfushori shënoi golin e vetëm të gjigantit katallan, që u mposht nga ekipi i Sir Alex Fergusonit.
“Thiago aktualisht është duke kaluar në një fazë ku gjithçka që prek shndërrohet në ar. Për momentin çdo goditje e tij përfundon në rrjet”, tha Guardiola për të përditshmen sportive spanjolle Marca.