E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen emigrantet. Fluks ne Kakavije

Të paktën 12 mijë emigrantë kanë hyrë nga pika kufitare e Kakavijës, gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar kështu numrin më të lartë të udhëtarëve të shënuar gjatë këtyre muajve.

Shumica e emigrantëve kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore. Këtë pikë kufitare e kanë kaluar gjithashtu më shumë se 2500 automjete, autovetura, autobuzë, etj.

Fluksi i lartë në Kakavijë ka bërë që policia shqiptare të shtojë numrin e punonjësve dhe ka vendosur shërbim 24 orësh, për të shmangur orët e gjata të pritjes. Gjithashtu është shtuar numri i sporteleve duke e çuar nga 6 në 8 numrin e pikave të kontrollit të dokumentacionit, ndërsa në anën greke të kufirit punohet me 4 sportele.

Ndërkaq nga kontaktet e vazhdueshme me palën greke policia kufitare ka marrë premtimin për shtimin e numrit të sporteleve edhe në anën greke, për përbalimin e pritshëm të fluksit të emigrantëve.

Ismail Xhaferri                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›