Balotelli Manchesteri nuk me pelqen

Pas fitores ndaj Interit në Dublin të Irlandës, Mario Balotelli, sulmuesi i Manchester City, është shprehur se nuk i pëlqen aspak jeta në Angli.
“Nuk ndihem mirë në Manchester. Qyteti nuk më pëlqen aspak. Me shokët e ekipit dhe me trajnerin nuk kam asnjë problem, por qyteti nuk hyn në gustot e mia. Më mungon shtëpia ime”, deklaroi Balotelli.
Menjëherë ish-sulmuesi i Interit sqaron: “Shtëpia ime është Brescia dhe jo Milano. Gjithsesi, Milan është një klub i madh dhe mbase një ditë mund të luaj për të.”