Lampeduza gjenden trupat e pajete te 25 emigranteve
Rojet bregdetare italiane kanë gjetur në brigjet e ishullit të Lampeduzës trupat e pajetë të 25 personave që ndodheshin në një varkë emigrantësh që vinte nga Libia. Në varkën e gjatë 15 metra kishte 271 klandestinë të mbijetuar. Siç bëjnë të ditur mediat vendase, trupat e pajetë u gjetën në dhomën e motorrit të varkës dhe dyshohet të kenë vdekur si pasojë e mungesës së ajrit. Sipas policisë ata ishin përpjekur të largoheshin por kishin mbetur të bllokuar nga numri i madh i personave në varkë.
Po sot, në qytetin e Barit dhjetra emigrantë, pjesa më e madhe e tyre nga Afrika veriore janë përleshur me forcat e policisë. Ata tentuan të bllokonin rrugët kryesore për shkak të vonesave në marrjen e statusit të azilantit. Përleshjet e dhunshme shkaktuar 30 të plagosur, 20 nga të cilët policisë.
Protestuesit u vunë flakën makinave dhe gjuajtën me gurë dhe sende të forta policisë e cila u detyrua që të kundërpërgjigjej. Emigrantët, sidomos nga Afrika dhe Europa Lindore janë kthyer në një çështje tepër të ndjeshme për Italinë, e cila duket të jetë e zhgënjyer nga plani i BE-së për të ndalur hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në vend.
Bora Ymeri