Gjendja eshte serioze

Nuk kane te ndalur thashethemet se Irlanda shume shpejt do te jete e detyruar te perdore programin shpetimtar evropian te krizave emergjente per vendet e euros. Spekulimet nuk jane nderprere as pas deklaratave te presidentit te Komisionit Joseacute Manuel Barroso dhe disa kryeministrave te vendeve evropiane te cilet jane perpjekur qe te qetesojne gjendjen qe nga samiti i G20-es ne Seul. Ne Bruksel zedhenesi i Komisionit Amadeu Altafaj eshte bombarduar te henen serish me te njejten pyetje si eshte gjendja ne Irlande Ndodhemi ne prag te kryerjes se nje aksioni shpetimtar Altafaj i shmanget nje pergenjeshtrimi te qarte dhe flet per nje ekzagjerim Ata irlandezet nuk kane bere lutje per ndihme financiare. Pervec kesaj borxhet irlandeze mund te financohen plotesisht deri ne veren e viti 2011. Pra nuk kemi te bejme me nevoje emergjente.
Altafaj e pranoi se ekzistojne shqetesime ne lidhje me stabilitetin financiar te eurozones si teresi. Megjithate qeveria irlandeze ka bere deri tani nje pune te mire ne konsolidimin e buxhetit te saj me cka ka rikthyer besimin. Gjendja eshte serioze por autoritetet irlandeze jane te vendosura qarte qe te permbushin objektivat buxhetore ne te vertete objektivin qe deri ne vitin 2014 te ulin deficitin buxhetor ne maksimum tre perqind te prodhimit vendor bruto. Pra nuk ka asnje dyshim qe vendet anetare te BE-se dhe para se gjithash ato qe ndodhen nen presion te vecante po ndermarrin te gjitha masat e nevojshme.
Por prej nga vijne te gjitha keto thashetheme se Irlanda mund te pranoje te kaperdije poshterimin e nje aksioni shpetimtar nese nuk ka nevoje per nje plan te tille Arsyeja e vertete mund te kerkohet ndoshta tek kandidatet e tjere jostabile. Kjo per faktin se Portugalia dhe Spanja nuk jane ne gjendje fare me te mire buxhetore. Qeverite ne Lisbone dhe Madrid mund te presin qe gjendja te qetesohet per ta nese Irlanda kerkon ndihme nga programi financiar evropian dhe bejne presion ndaj Irlandes. Zedhenesi i Komisionit Altafaj nuk lodhet se perserituri se si eshte teorikisht rasti i nje shpetimi dhe se nese paraqitet nevoja Bashkimi Evropian eshte i gatshem qe nga maji te nderhyje me programin e tij shpetimtar. Zona e Euros i ka mjetet e nevojshme per ndihma urgjente financiare. Ne jemi te gatshem. Ne kemi instrumentet per te garantuar kete siguri.
Altafajt iu desh qe te konfirmoje ne konferencen e njejte te shtypit lajmin se deficiti buxhetor i Greqise ka qene vitin e kaluar me i larte se ka qene bere i ditur deri tani. Vlera zyrtare ka qene 154 per qind e prodhimit vendor bruto. Kurse ne Irlande gjendja eshte pak me e mire nderkohe qe lejohen vetem tre per qind e prodhimit bruto ne vend.