Rama me hoxhe se Profeti
Kurban Vota dhe premtimi bashkiak per xhamine. Dua te vecoj fjaline e pare nga gjithe shkrimi duke besuar dhe dashur qe myslimanet shqiptare une i perkas ketij besimi Komuniteti Mysliman qe po kerkon prej dy dekadash te drejten e ligjshme te ndertoje nje xhami ne qender te qytetit meqe ka edhe token pronen e tij ta mundesoje sa me denjesisht realizimin e kesaj kerkese.
Por cfare nuk shkon mendoj
Pamaturia dashakeqe ashpersia pasiguria e zgjedhjeve te 8 majit apo ndonje arsye turbullt e pathene e kane shtyre kreun e opozites Edi Rama qe te devijoje ngjarje duke perfshire qytetaret e Tiranes e mbare Shqiperise ne nje problem shume delikat cka nuk perkon me laicizmin e shtetit te se drejtes ndertuar ne vendin tone apo korrektesine matematike te politikes deri me sot kur flitet per bashkesite fetare te te gjitha besimeve. Kjo nese e shohim kete lajm bujar pertej dhurates dashamirese. Atehere cka ndodhur dhe si bartet problemi ne deklaraten e nxituar te kryebashkiakut Edi Rama deklarate qe anon fort nga ethet e majit te 2011 dhe ben gabimet e dimrit te 2010-s duke nxitur perplasjen se gjoja ai dashka tu beje shtepine e re myslimaneve ndersa qeveria qenka kundra. Mire eshte te marrim vesh edhe dime se sa pasterti besimtari sa sinqeritet qytetari e sa dinakeri pushtetari ka ne oferten me te fundit te kreut te pushtetit vendor ne Tirane. Oferte qe behet ne adrese te pushtetit shpirteror te shqiptareve bashkesise myslimane shumice ne Shqiperi. Kjo eshte nje nga rrengjet e pafata qe Rama ka leshuar tashme ne treg me premtimin e tij duke joshur besimtaret me sjelljen e tij se po u jep ate qe u takon pra qe nuk ua paska dhene prej vitesh. Duke ndjekur konferencen e tij te shtypit te se henes se 15 nentorit 2010 shkepusim ligjeraten e drejte
Neser pra te marten eshte Kurban Bajrami. Sot te henen une dua tju jap ne prag te kesaj nate te mire jo vetem besimtareve myslimane te Shqiperise por edhe te gjithe banoreve te Tiranes lajmin se Bashkia e Tiranes ka gati planin e punes per realizimin e xhamise se re te kryeqytetit dhe krahas me te edhe te nje muzeu te Tiranes te bashkejeteses fetare. Ketu nuk ka lene menjane besimet e tjera fetare ate katolik dhe ortodoks duke i lajmeruar se pervec institucioneve qe kane do te jene pjese e rendesishme e muzeut. Por kryebashkiaku premton nje here ne kater vjet ndertime institucionesh kulti si ne 2007-n xhami kryesisht sapo gjendet ngushte per vota. Eumlshte normale dhe e natyrshme qe te tilla objekte te ndertohen madje ne perfeksion te harmonise fetare qe ekziston ne Shqiperi duhej te kishin ndodhur vite me heret. Por politikisht keto tendenca aleancash zgjedhore jane te njohura ne bote madje dhe ne vende shume te zhvilluara. E nisin njehere kofidenciale e pastaj lideret na bejne premtime publike duke testuar qytetaret. Ne vazhden e deklarates me tej Rama thote hellipXhamia e re eshte godina e munguar deri me sot per nevojat e Komunitetit Mysliman qe njesoj si dy komunitetet e tjera meriton shtepine e vet te re ne qender te kryeqytetit por xhamia e re eshte edhe kendi i munguar i trekendeshit te harmonise dhe bashkejeteses fetare qe i brendashkruhet qendres se Tiranes si shprehje e nje unikalitetit te jashtezakonshem marredheniesh nderfetare... Duke u nisur nga fakti se nuk kemi te drejte te paragjykojme kryebashkiakun ne nismen e tij qe serish shfaqet me nuance ndertimore duhet te pyesim se paku se perse ky plan shfaqet pikerisht ne nisje te fushates elektorale kur ai rrezikon me teper se asnjehere tjeter te humbase postin nga i buron arroganca politike dhe fuqia ne parti. Po zoti kryebashkiak eshte e munguar kjo godine qe u premton myslimaneve te cilet kane qene gati ta ndertojne madje dhe me fonde te gjetura vete e me plane qe nuk u ngjajne aspak kullave qe kane masakruar ne beton Tiranen. Krere te Komunitetit nder vite kane prezantuar dhe thene se kane planet gati per nje xhami ashtu si ata deshirojne institucionin e tyre te kultit por sheshi lulishtja para Parlamentit qe eshte toke e Komunitetit Mysliman per shume arsye disi fort te ndikuara nga pushtete madje hera-heres te importuara nuk u eshte dhene. Madje pengu i tyre shpesh ka qene leja e ndertimit qe dihet se cili autoritet e leshon. Ketu dashuria fetare e kryebashkiakut merr pak firo. Po perse ky kujdes fetar aspak i sinqerte tani para zgjedhjeve lokale per te anoncuar xhamine e re vetem nje ore pasi Kryeministri Sali Berisha lajmeroi fillimin e nje vepre te rendesishme publike si Unaza e Madhe e kryeqytetit.
Genjeshtra kembeshkurter e pushtetarit vendor u zbardh shpejt dhe plani francez prape zgjedhja e Rames si kryebashkiak na tregon se ne Token e Premtuar te Rames lulezon nje kulle 84-kateshe e cila nuk ngjan aspak si xhami.
Ministria e Transporteve ben transparent planin francez prape pune e Rames ku saktesohet se mbrapa Pallatit te Kultures aty ku Rama thote do bej xhamine jane te parashikuara dy kulla nga 84 kate te cilat pavaresisht lartesise nuk ngjajne me minare ngjajne me kulla dhe ngjitur me to ne zonen e disko Albanias qe edhe kjo u lakua si zona e mundshme potenciale e ndertimit te xhamise ka nje qender tregtare. Pra Rama ka genjyer ashtu si kater vite me pare se eshte me hoxhe se Profeti. Kryesocialisti duhet te jete holle ne dijeni se myslimanet jane edhe socialiste edhe ata genjehen me kete rast edhe demokrate. Pra nese vazhdon te abuzoje me besimin e tyre atehere do te kete refuzime qe do ta kapercejne parashikimin fetar te kryebashkiakut.
Nese socialistet nuk kujtojne thenien e Rames ne vitin lsquo92 ne librin e tij Refleksione se denoncimi pa kompromis i veprimtarise kriminale te PPSH-se deri ne nxjerrjen e saj jashte ligjit eshte i vetmi shteg nga duhet te kaloje PSSH-ja per te fituar te drejten e qytetarise ne shoqerine e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundesi per opoziten qe atdheun e mbetur ne duart e rrugaceve te qosheve te erreta te nomenklatures apo te krimineleve ordinere tua ktheje miliona njerezve te ndershem qe kane humbur besimin. Per sa kohe PS nuk ka bere denoncimin e plote te origjines dhe historise se saj ajo smund ta kete te drejten per te qene nje parti e ligjshme Edi Rama dhe Ardian Klosi Refleksione dhe e kane bere kryetar te partise myslimanet nuk kane ndermend qe per hater te genjeshtres perseritese ta bejne ate me hoxhe se Profeti. Dinjiteti i tyre vlen shume here me teper.