E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmitaret e ndryshimeve te medha

Jemi serish ne deshmitaret dhe protagonistet e ndryshimeve te medha qe se bashku mundem te pervijonim imazhin e nje Shqiperie tjeter te asaj qe po ndryshon cdo dite te nje Shqiperie model per bashkejetesen dhe harmonine fetare tipare keto qe jane ngulitur thelle ne ndergjegjen e kombit shqiptar dhe qe trashegohen brez pas brezi duke u vleresuar si nje nder pasurite me te vyera shpirterore per atdheun tone

Nga Sali Berisha

Nje dite e tille troku i se ciles godet mbi kujtesen tone duke u ndalur jo rastesisht 20 vite me pare ne ditet e paharruara te nentorit kohe kur Shkodra ky qytet simbol i identitetit tone kulturor e historik do te perjetonte thyerjen e barrierave te vendosura per me se cerek shekulli nga regjimi totalitar ndaj besimit kultures dhe vetedijes se nje kombi. Pikerisht ne ato dite nentori ishin besimtaret myslimane e katolike te cilet fale idealizmit dhe vetemohimit qe i ka karakterizuar ne cdo kohe vendimtare per fatet e kombit organizuan meshen e pare dhe rihapjen e xhamise se pare ne Shkoder. Nje hap i tille ne vjeshten e fundit te diktatures komuniste ishte pertej cdo perfytyrimi pasi per vite me radhe diktatura ndermori nje represion jo vetem ndaj lirise se individit por ngulmoi te shkaterronte nje nder virtytet me perfaqesuese se qenies njerezore besimin dhe vetedijen e tij.

Tashme kur kane kaluar afro dy dekada nga ajo ngjarje e shenuar eshte momenti per te nderuar dhe vendosur ne lartesine qe i takon protagonistet e ketyre ngjarjeve martiret klerike intelektualet e shquar te cilet asnjehere nuk e vendosen veten jashte pergjegjesive qe u shpaloste koha por edhe popullit me tradita te ketij qyteti qe u vetesakrifikua ne emer te besimit dhe te aspiratave te shenjta per liri dhe demokraci. Ishte pikerisht kjo shtrese qe udhehoqi principet baze te ndertimit te nje sistemi te ri vlerash humane dhe kombetare e perfaqesuar nga te gjitha besimet te cilet mbrojten me vetemohim te pashembullt fene dhe dinjitetin njerezor institucionet dhe kultet e besimit kishat xhamite e teqete nga shkaterrimi dhe vandalizmi komunist ne emer te jetes dhe mos tjetersimit.

Me crrenjosjen e besimit fushatat per shembjen e objekteve te kultit dhe ekzekutimin dhe burgosjen ne mase te klerikeve shqiptare regjimi totalitar synonte ta kthente krejt shoqerine shqiptare ne nje armate qeniesh pa identitet. Por koha vertetoi te kunderten. Kultura dhe vetedija e kombit shqiptar triumfoi mbi te pavetedijshmen. E perjetshmja arriti te mposhte denjesisht te perkohshmen. Dhe do te krijohej keshtu vala e ndryshimeve e viteve 90 nje tregues i qarte se me gjithe perpjekjet e shumta me te gjitha menyrat qe perdori mekanizmi shteteror i diktatures i cili vertetoi faktin se totalitarizmi mundi te asgjesoje gjithcka por kurrsesi besimin ne Zot dhe ne zemrat e shqiptareve. Jane te paharruara pikerisht ato dite dritheruese kur njerezit komunikonin nepermjet veshtrimeve dhe me rrahjet e zemrave te tyre ne te cilat gjallonte besimi dhe forca per mbijetese kur bashkepunimi i djelmoshave te rinj katolike e myslimane pa asnje kompleks organizuan meshen e pare ne varrezat katolike dhe predikimin e pare te xhumase ne Xhamine e Plumbit ne Shkoder ku moren pjese mbi 55 000 vete. Ky do te ishte mesazhi i pare i madh qe jepte populli dhe rinia shkodrane nje sinjal i vazhdimesise se tradites se shkelqyer te harmonise fetare te bashkejeteses e bashkepunimit per te miren e perbashket.

Ne kete Program Solemn me krenare se kurre ne historine tone shumeshekullore. Shqiperia sot eshte anetare e Aleances se Atlantikut te Veriut Shqiperia sot eshte nje vend i lire me qytetare te lire te cilet fituan te drejten te levizin lirisht ne zonen Shengen duke bere realitet endrren me te vjeter dhe me te bukur te shqiptareve ate slogan qe buroi nga buzet e mbare shqiptareve ne sheshet e mbare vendit E duam Shqiperine si gjithe Evropa.

Jemi serish ne deshmitaret dhe protagonistet e ndryshimeve te medha qe se bashku mundem te pervijonim imazhin e nje Shqiperie tjeter te asaj qe po ndryshon cdo dite te nje Shqiperie model per bashkejetesen dhe harmonine fetare tipare keto qe jane ngulitur thelle ne ndergjegjen e kombit shqiptar dhe qe trashegohen brez pas brezi duke u vleresuar si nje nder pasurite me te vyera shpirterore per atdheun tone.

Ne festojme sot se bashku me besimin se e ardhmja e Shqiperise dikur vend i hiperkolektivizimit total ku te drejtat dhe lirite e njeriut ishin te ndaluara me ligj do te jete ajo Shqiperi qe projektuan rilindesit dhe misheruan plejada e studenteve dhe intelektualeve te viteve 90. Shqiperia qe u idealizua per dekada me radhe ne shpirtrat dhe veprat e pavdekshme te patrioteve tane te shquar nje pjese e se cileve per ti shpetuar perndjekjes dhe persekucionit vdiqen jashte atdheut te tyre eshte pikerisht ai realitet qe ne jetojme dhe prekim cdo cast nje oaz i paqes dhe harmonise fetare nje gjymtyre e pandashme e kultures dhe qyteterimit evropian.

Qeveria jone ka bere e po ben cdo perpjekje per te ndihmuar e mbeshtetur punen dhe veprimtarite e bashkesive fetare ne vend ku vecanerisht keto liri e te drejta themelore besimi dhe respekti per fene dhe kultet garantohet nga shteti ligjor dhe respektohet nga te gjithe institucionet e tij duke u bere nje shembull unikal ne bote per vlerat humane dhe religjioze qe transmetojme pertej. Qeveria shqiptare tashme ka nenshkruar nje marreveshje te posacme ne kete drejtim e cila po zbatohet me sukses po keshtu nje faktor tjeter ndikues eshte edhe Ligji per Financimin e ketyre bashkesive nderkohe qe ne te ardhmen nuk do te mungoje perkrahja dhe mbeshtetja e shumanshme duke ndihmuar jo vetem financiarisht por edhe ne forma te tjera qe koha do te na parashtroje ne te ardhmen.

Ne shqiptaret kemi nje pasuri shume te cmuar pluralizmin fetar dhe bashkekzistencen ne paqe e harmoni midis njerezve te besimeve te ndryshme. shte detyra e shtetit ti mbroje dhe ti zhvilloje me tej keto vlera duke u krijuar besimtareve dhe bashkesive fetare kushtet per te ushtruar me dinjitet misionin per edukimin e brezave me fjalen e shenjte dhe besimin tek Zoti.

Fjala e kryeministrit per 20 vjetorin e lirise se besimit transmetuar sot ne Shkoder nga ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›