Frika nga AH1N1, studentët refuzojnë praktikën në spital
ELBASAN- Paniku nga virusi A/H1N1, i cili ka përfshirë studentet e infermierisë të universitet të Elbasanit ,ka bërë që këta të fundit të bojkotojnë praktikën mësimore ne ambientet e njërës prej godinave të spitalit, ku në katin e parë ndodhet reparti i infektivit. Dhjetra studentë kanë qëndruar poshtë godinës duke mos pranuar të hyjnë në spital ku ishte planifikuar të zhvillonin praktikën mësimore.
Është dashur ndërhyrja e pedagogëve por edhe e mjekëve për të sqaruar studentët e universitet “Aleksander Xhuvani” se nuk ka vend për panik. Aktulisht në spitalin infektiv të Elbasanit nuk ka asnjë person të shtruar të dyshuar si mbartës te virusit të gripit të derrit.
Po ashtu bluzave të bardha u është dashur të sqarojnë se në ditët e mëparshme 30 raste që u paraqitën në këtë spital si të dyshuar me gripin e derrit, pas analizave përkatëse dyshimet rezultuan negative. Pasi kanë bojkotuar mësimin për 20 minuta studentët kanë hyrë në spital për të zhvilluar normalisht praktikën mësimore.
(s.g/Balkanweb)