E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Berisha e Rama të lënë pas retorikën, t'i rikthehen dialogut

TIRANE- Zv kryeministri, njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta mbështet idenë e një takimi mes kreut të qeverisë, Sali Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama. Deklarata vjen një ditë pas ftesës që kryeministri bëri dje ndaj Ramës për të kontribuar në procesin e integrimit të vendit në BE.

Sipas Metës, dy liderët duhet të lënë retorikat politike dhe të bashkëpunojnë për procesin e integrimit të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

Sipas Metës, Berisha e Rama duhet të gjejnë kompromis për interesat e integrimit në BE. Deklarata është bërë sot paradite pas takimit me ambasadorin e Japonisë.

Kreu i Lëvisjes Socialiste për Integrim është shprehur madje se është i gatshmë të takohet vetë me Edi Ramën dhe deklaroi se dialogu është shumë i rëndësishëm në keto momente kur varet e ardhmja integruese e vendit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›