E Diel, 1 Nëntor 2026

"Hap kutitë ose largohu", protesta PS sot në Elbasan

TIRANE-Partia Socialiste vijon sot protestën e rradhës në qytetin e Elbasanit. Kjo është ndalesa e tretë në vazhën e protestave me moton “Hap kutitë ose largohu” që PS ka ndërmarrë këto ditë nëpër qytete.Ndalesa e parë ishte qyteti i Durrësit, dhe më pas Berati.

Protestat do të vazhdojnë deri në fundjavë për tu ndaluar më pas në Tiranë, dhe për të rifilluar sërish në janarin e 2010.

Socialistët thonë se janë disa arsye madhore ato që i detyrojnë të zbresin në rrugë dhe akuzojnë si shkaktare qeverisjen e paaftë dhe të korruptuar të Berishës. Mosplotësimi i kushtit kryesor për hapjen e kutive ka bërë që opozita mos të ndryshojë qëndrim mbi bojkotin e kuvendit megjithë thirrjet e herëpashershme të ndërkombëtarëve.

Lideri socialist Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj Berishes duke e akuzuar atë si shkaktarin kryesor të krizës që po pëson demokracia në vend, si shkaktar të krizës së rëndë ekonomike si dhe shkaktar për cënimin e rëndë të autonomisë së pushtetit vendor.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›