Frika nga centralet BE jo me reaktore te rinj

Kriza bërthamore në Japoni ka filluar tashmë të rrisë dyshimet në lidhje me të ardhmen e industrisë së energjisë bërthamore në mbarë botën, e cila deri tani ishte parë si një alternativë për lëndët djegëse fosile të tilla si nafta apo gazit natyror të cilët shiten si shumë të shtrenjtë. Në Evropë ka tashmë thirrje online përsa i përket ndalimit të instalimit të reaktorëve të rinj. Shpërthimet në Fukushima mund të dëmtojë ekspansionin e mëtejshëm të këtij sektori dhe në në Shtetet e Bashkuara, ku ka më shumë se 100 reaktorë që ofrojnë rreth 20 për qind e energjisë elektrike të vendit.
Shtëpia e Bardhë tha se është angazhuar për të ruajtur programin e saj bërthamor. Në Shtetet e Bashkuara një central i vetëm garanton qindra vende pune për ndërtim, mirëmbajtje dhe siguri. Gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë Kryetari i Komisionit Rregullator Bërthamor, Gregory Jaczko, siguroi se Shtetet e Bashkuara kanë një program të fortë sigurie për të trajtuar ngjarjet sizmike që mund të ndodhin në çdo objekt bërthamor në këtë vend.
Zëvendës Sekretari Energjisë Daniel Poneman është shprehur se zyrtarët amerikanë do të marrin në shqyrtim informatat që dalin nga ngjarjet në Japoni por ai theksoi se nuk do të ketë ndryshime të menjëhershme në politikat amerikane të energjisë. Por pamjet dramatike në Japoni mbeten një kujtesë për mbarë globin në lidhje me dy aksidentet e fundit bërthamore si ajo e Tre Mile Island në 1979 dhe i Çernobilit, që 25 vjet pas aksidentit bërthamor mbetet ende i pabanueshëm.
Delina Bitraku