E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rezistence PS-se Ristani Nuk ka kohe per riformatim

Riformatimi i KQZ-së dhe mbajtja e zgjedhjeve në aq kohë sa ka mbetur nga 8 maji, është nëj skenar i parealizueshëm. Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, e sheh të pavend ndryshimin e sistemit zgjedhor sa herë që një parti humbëse e kërkon këtë.

"E llogarisim të gjithë, dhe jemi koshient të gjithë për atë që sa kohë kemi dhe cfarë veprimtarie mund të kryhet. Unë nuk besoj që është një veprim i duhur, që sa herë që njëra nga forcat politike do të humbë zgjedhjet, të ndryshojmë sistemin, qoftë të menaxhimt, qoftë sistemin ligjor, po megjithatë është pjesë e vullnetit politik. Nëse do të kenë zgjidhje të tjera ti shqyrtojnë atje ku duhet ti kenë për të shqyrtuar", tha Ristani.

Kryetari i KQZ, hedh poshtë akuzat dhe për fotokopjim të materialeve zgjedhore, dhe praninë e këtij dokumentaconi në ambiente e institucionit që drejton, e argumenton me procedurat e nevojshme për arkivim.

"Thuhet në shkelje të ligjit po nuk thuhet cfarë, si, kush. Akuzat e fundit lidhur me fotokopjimin e dokumentacionit janë tërësisht të pavërteta dhe abuzive dhe synojnë të tërheqin KQZ-në në lojën politike. Tani përpunimi ka mbaruar, ato janë të paketuara dhe janë në pritje për të shkuar në arkivin e shtetit. Zhvendosja e këtyre materialeve ka një procedurë të caktuar e cila duhet bërë midis punonjsve të KQZ dhe të Arkivit të Shtetit. Pra, jemi në momentin që do të fillojë menjëherë transportimi i tyre drejt arkivit të shtetit", tha ai.

Kohët e fundit PS ka artikuluar kërkesën për ndryshim të formulës së përgjedhjes së anëtarëve KQZ-së, duke rifutur në lojë krahas 2 partive kryesore dhe presidentin e Republikës.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›