Studio e Hapur per zgjedhjet. Gjinushi kritika ambasadoreve

Opozita do të kërkoj plotësimin e kushteve të saj për zgjedhjet edhe nëse kjo do të coj në shtyrjen e procesit të 8 majit. Këtë e konfirmoi në "Studio e hapur" të premtën mbrëma një nga aleatet e Partise Socialiste, Skënder Gjinushi. "Tani mbërrijmë tek e fundit, kërkojmë kushte. Nëse kushtet cojnë në shtyrje, nuk është shtyrja qëllimi. Kushtet janë KQZ, kontroll kartash dhe listash", tha Gjinushi. "S'ka lidhje kjo fare, jo po me certifikatat e bashkisë, sic e bëri ai para katër vitesh", tha Luciano Boci, deputet i PD.
Klima parazgjedhore dhe deklaratat e ambasadorëve të Shteteve te Bashkuara dhe atij të OSBE-së ishin temë diskutimi në këtë debat. Kreu i Partisë Socialdemokrate shprehu vërejtje për qëndrimin e ambasadorit Volfarth. "Nuk tallet OSBE, është institucion serioz dhe më vjen keq që e dëgjoj nga një politikan kaq i vjetur sa ju. Ai është shprehur që nuk ka kohë. Ju skeni pranuar të zbatoni rekomandimet, të uleni në tryezë. Ju jeni distruktiv", tha Boci.
Për politologun Olsi Baze dhe opinionistin Mustafa Nano ka premisa që zgjedhjet e 8 majit të prishen. "Fakti që KQZ sot është bosh dhe KZAZ janë lënë pa përfaqësues të opozitës, tregon se opozita shqiptare ka përgatitur një skenar i cili thjesht do ti prish këto zgjedhje", tha Olsi Baze, politolog. "Duke parë qëndrimin e palëve kam frikë se zgjedhjet do të prishen. Dhe ndërkombëtarët po luajnë një rol që nuk synon bashkimin e palëve, kështu me duket mua", tha opinionisti Mustafa Nano. Partitë politike që përbëjnë opozitën e bashkuar, janë regjistruar për të qenë pjesmarrëse në zgjedhje, por Partia Socialiste ka bojkotuar komisionet zgjedhore.
Taulanta Boja