Frika nga vjedhja, PS-ja kërkon elemente sigurie shtesë në fletët e votimit
Përfaqësuesi socialist kërkon që fletët të prodhohen nga kompani që prodhon letra me vlerë. Niazi Kosovrasti: “Kërkesa për ndryshim të fletës është papërgjegjshmëri e PS-së”
Luis Tanushi
Socialistët kanë frikë nga manipulimet e fletëve të votimit, prandaj kërkojnë elemente sigurie shtesë dhe kompania që do t’i prodhojë të ketë eksperiencë në shtypjen e letrave me vlerë. Përfaqësuesi politik i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjoncaj, kërkoi ndryshimin e fletëve të votimit. Gjoncaj deklaroi se fletët e votimit janë një pikë mjaft e rëndësishme e procesit zgjedhor. Shqetësimi që ngriti përfaqësuesi i PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kishte të bënte me elementet e sigurisë që duhet të plotësojë fleta e votimit. Por, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, zoti Niazi Kosovrasti, e konsideroi papërgjegjshmëri ndryshimin e strukturës së fletës së votimit.
Fletët
Gjoncaj u shpreh se fletët e votimit janë analizuar nga disa ekspertë të PS-së dhe pas analizimit të tyre fletët e votimit nuk i përmbushnin elementet e sigurisë. Sipas tij, nga analizimi i fletëve vihet re mungesa e Watermark-ut të personalizuar. Ai tha se në vend që të përdorej Watermark-u i personalizuar, fletët me të cilat do të votojnë shqiptarët janë me elemente të thjeshta sigurie. “Watermark-u i personalizuar jep garanci më të madhe se versioni që ka miratuar KQZ-ja”,- u shpreh përfaqësuesi i PS-së në komision. Gjoncaj kërkoi që fletët e votimit të kenë elemente ku të specifikohet përdorimi i tyre vetëm për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Një problem tjetër që Partia Socialiste ka për fletët e votimit janë logoja dhe stema e fletës së votimit. Genc Gjoncaj kërkoi nga KQZ-ja që logoja dhe stema e KQZ-së në fletën e votimit të mos jenë bardhezi. “Ngjyra bardhezi e fletëve të votimit rrit mundësinë e falsifikimit të tyre”, - tha Gjoncaj. Përfaqësuesi i PS-së theksoi se në këtë mënyrë do të shmangej mundësia e shumëfishimit të tyre dhe do të shmangej manipulimi i votave. Kërkesën për të kryer ndryshime te fletët e votimit e mbështeti në Kodin Zgjedhor. Një tjetër kërkesë e përfaqësuesit të PS-së lidhet me shtypshkronjën që do të marrë përsipër shtypjen e fletëve të votimit për zgjedhjet që do të zhvillohen më 28 qershor. Gjoncaj kërkoi që fletët votimit të prodhoheshin nga një kompani me eksperiencë në prodhimin e letrave me vlerë. “Letrat Watermark janë letra me vlerë. Vetëm një kompani që është marrë me prodhimin e letrave me vlerë mund të garantojë cilësinë e duhur për fletët e votimit”, - tha Gjoncaj.
Debati
Anëtari i KQZ-së, Hysen Osmani, u shpreh se kërkesa e PS–së për ndryshimin e karakteristikave të fletës së votimit është e vonuar. Osmani kërkoi që për këtë çështje të arrihej një marrëveshje. Anëtari i KQZ-së, Osmanaj, deklaroi se Kodi është i mirë, por nuk mund të ketë proces të rregullt pa konsensus midis forcave politike. Gjoncaj ndërhyri duke u shprehur se ndryshimi nuk do ta cenonte procesin, por do ta përmirësonte atë. “Ndryshimi në këtë fazë do të çonte në shtyrjen vetëm me 10 ditë të afateve”, - tha Gjoncaj. Përfaqësuesi i PS-së deklaroi se kërkesa është e realizueshme dhe legjitime. Sipas tij, besimi i partive politike është thelbësore për zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Niazi Kosovrasti, e akuzoi PS-në për papërgjegjshmëri. “Më vjen keq që në këto momente socialistët hedhin dyshime jashtë çdo principi”, - tha Kosovrasti. Përfaqësuesi i PD-së e quajti moment të papërshtatshëm ndryshimin e kritereve për prodhimin e fletëve të votimit kur nga procesi i votimit ka mbetur pak kohë. Kosovrasti deklaroi se PS-ja duhet ta ankimonte miratimin e kritereve të fletëve të votimit në kohën e duhur pranë Kolegjit Zgjedhor. Ai u shpreh se qëllimi i kërkesës bëhet vetëm për të dezinformuar opinionin publik. “Mos hidhni shashka në opinionin publik për ecurinë e përgatitjes së procesit zgjedhor”, - tha përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Niazi Kosovrasti. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, e siguroi PS-në se Komisioni që ai drejton do të tregohet i kujdesshëm. “Do të tregojmë kujdes që procesi i përgatitjes së zgjedhjeve të jetë në kontroll”, - u shpreh Ristani. Kreu i KQZ-së u shpreh se kërkesa është e vonuar. Ai tha se procedurat e tenderimit për firmën që do të prodhojë fletët e votimit mbaroi dje. Ristani e quajti jo serioze kërkesën e PS-së. Kryetari i KQZ-së tha se propozimet për fletët e votimit të bëheshin më 5 mars, kur Komisioni miratoi kriteret që duhet të ketë fleta e votimit.
Pak ditë më parë Partia Socialiste dërgoi në KQZ një letër ku kërkonte prodhimin e fletëvë të votimit jashtë vendit. Në letër shkruhej se prodhimi i fletëve të votimit nga një kompani e huaj do të ishte më e sigurt. KQZ-ja reagoi nëpërmjet zëdhënësit të saj, duke deklaruar se në rast se fletët e votimit do të prodhohen në vend, përfaqësuesit e partive politike do ta vëzhgojnë procesin që në shtypshkronjë.
Çfarë është Watermark-u
Fleta e votimit Watermark e personalizuar është e përbërë nga elemente të larta sigurie. Watermark-u është një imazh që i ndryshon ngjyrat në varësi të ndriçimit. Kur ndryshon pozicionin e saj ndaj dritës, ndryshon edhe ngjyra e saj. Watermark është e domosdoshme për ekzaminimin e letrës. Ajo mund të përdoret për verifikimin e datës, përmasave, vendit dhe të cilësisë së letrës.
Watermark-u mund të verifikohet me sy të lirë dhe me anë të pajisjeve. Në Watermark është vendosur kodi, që e bën atë unike dhe të pakopjueshme. Për të mos u dëmtuar, pjesa e Watermark-ut ruan qëndrueshmërinë ndaj ujit. Elementi i sigurisë Watermark përdoret te monedhat.
8 Maj 2009