Polican, kapet autori i grabitjes së filialit të postës
30 vjecari kishte vetëm pak muaj që kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte dënuar në Holandë e Francë për grabitje. Policia thotë se në banesën e tij janë gjetur gjysma e parave të grabitura në filialin e postës.
BERAT- Forcat e policisë kanë arrestuar sot në mëngjes autorin e grabitjes së zyrës së ndarjes së pensioneve të filialit të “albapost” në qendër të qytetit të Policani.
Operacioni i koduar “Kasaforta” përfundoi sot në mëngjes, kur në orën 08.00 është vënë në pranga i dyshuari kryesor i grabitjes së shumës prej 1.5 milionë lekëve, Sajmir Zylyftari, 30 vjec.
Grabitja e filialit të postës, ndodhi në orët e natës së 5 majit 2009. Grabitësi ka hyrë në një lokal që ishte ngjitur me postën, dhe pasi ka hapur murin ndarës, ka marrë në kasafortë shumën e destinuar për t’ju shpërndarë pensionistëve.
Operacioni u krye nga Sektori kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit, postën dhe policinë e komisariatit të Skraparit.
Gjatë kontrollit në banesë policia thotë se i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma prej 850 mijë lekësh, “pjesë e shumës së vjedhur në filialin e postës”. Gjithashtu në cilësinë e provës janë sekuestruar edhe nëj celular, dhe automjeti i tij me targa DR 7835E.
Në njoftimin për shtyp policia thotë se i riu ishte me precendetë penalë në vjedhjen e banesave dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në disa shtete europiane si Holandë, Francë ku dhe ka qenë i dënuar me burg. 30 vjecari kishte ardhur në Shqipëri në janar të këtij viti dhe 4 muaj më vonë kreu grabitjen e zyrës së shpërndarjes së pensioneve në qytetin e tij
(s.g/BalkanWeb)