E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, zgjidhet kryetari i degës PD, Hysen Arkaxhiu

Arkaxhiu, i cili aktualisht kryen detyrën e nënkryetarit të Këshillit të Qarkut të Tiranës dhe Kavajës, fitoi 148 vota kundrejt 137 votave të kandidatit tjetër, Islam Veliu. 

KAVAJE- Mjeku Hysen Arkaxhiu është zgjedhur mbrëmjen e kaluar kryetar i degës lokale të Partisë Demokratike në Kavajë. Procesi i votimit u zhvillua në sallën e pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu" të qytetit.

Arkaxhiu, i cili aktualisht kryen detyrën e nënkryetarit të Këshillit të Qarkut të Tiranës dhe Kavajës, fitoi 148 vota nga 287 delegatë që morën pjesë në votim. Kandidati tjetër, Islam Veliu, fitoi 137 vota, ndërsa dy fletë votimi, sipas komisionit, u shpallën të pavlefshme.

Ai zëvëndëson në këtë detyrë Engjëll Carën, i cili e drejtoi degën e PD-së së Kavajës në katër vitet e fundit.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›