Frika nga zjarret, nisin kontrollet në Gjirokastër
Gjirokastër- Ndërsa temperaturat po shkojnë gjithnjë e në rritje, në Gjirokastër janë duke u forcuar masat për mbrojtjen ndaj zjarreve. Në rreth 200 llogaritet numri i kontrolleve të ushtratuara përgjatë kohëve të fundit nga inspektorët zjarrëfikës në lidhje me pajisjen antizjarr të institucioneve, ndërtesa publike apo biznesve private në qark.
Megjithëse gjatë kontrolleve është konstatuar se pjesa më e madhe e subjekteve respektojnë legjislacionin në lidhje me parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri janë vendosur 9 gjoba për mosrespektim të kushteve të sigurisë për mbrojtjen nga zjarri.
Ndërkaq, shtabi i emergjencës së qytetin e Gjirokastrës vazhdon të funksionojë me grupe të posaçme, që janë në gatishmëri non stop, për mbrojtjen nga zjarri veçanërisht në pikat më të bukura të zonës muzeale, pasi një vatër zjarri në këtë pjesë do të sillte pasoja të konsiderueshme për vlerat historike dhe arkitektonike që ajo mbart.
Gjithsesi përgjatë muajve të verës në qytetin e gurtë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë vatër zjarri.