E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, bllokohen 3 ton ushqime të skaduara

Fier- Inspektoriati i Sigurisë Ushqimore në Fier ka ushtruar kontrolle në disa magazinatë shumicës si dhe minimarketeve e dyqaneve të tregtimit të mallrave ushqimore në këtë qark.

Sipas të dhënve zyrtare kohët e fundit janë kontrolluar rreth 60 magazina e dyqane shumice ku janë bllokuar vetëm në Fier rreth 35 kuintal produkte të ndryshme ushqimoreqë nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare dhe kushtet e ruajtjes së artikujve ushqimorë.

Ndërsa në disa dyqane shumice në Lushnje e në Ballsh u gjeten sasi të konsiderueshme ushqimesh kryesisht lëngje frutash portokall, molle, ananas, ivi, caj i ftohtë etj të skaduara. Mbi to u konstatuan edhe etiketa me datë false skadenze.

Janë bllokuar gjithashtudhe asgjësuar gjatë kontrollit të baxhove djath kackavall 100 kg jashtë standarsit dhe 30 kg gjalp. Sasia e përgjithshme e artikujve ushqimor të bllokuardhe atyre të asgjësuar gjatë këtyre dy muajve në qarkun e Fierit arrin në 3 ton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›