E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kontribuoni per zgjedhje te lira"

Kryeministri Berisha kerkoi dje nga prefektet edhe ndihmen e tyre per mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Duke theksuar faktin se Shqiperia se shpejti pret te jete anetare e NATO-s, kryeministri Berisha deklaroi se standardet e zgjedhjeve ishin me te rendesishme se rezultati i tyre. Ne kete kuader kryeministri Berisha kerkoi perkushtimin me te madh, nga ana e prefekteve per zbatimin e Kodit te ri Zgjedhor. Po keshtu kryeministri Berisha kerkoi nga prefektet pershpejtimin e shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike, qe eshte perparesia absolute e procesit zgjedhor. Sipas Berishes ne ndihme te perfaqesuesve vendore per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme, vinte edhe infrastruktura moderne per zhvillimin e ketyre zgjedhjeve. "Jane pastruar dublimet, tani ka nje fond digjital, i tere Regjistri i Gjendjes Civile eshte digjitalizuar, tani ju takon ju te kontribuoni te bashkepunoni me bashkite dhe komunat per shqyrtimin me te mire te ketyre listave, per komunikimin", deklaroi kryeministri Berisha, duke theksuar se prefektet duhet te ishin te kujdesshem kundrejt cdo detaji, per sa i perket realizimit te zgjedhjeve te ardhshme ne vend. Sipas kryeministrit detyra e prefekteve eshte te mbikeqyrin, te monitorojne procesin dhe ku dalin pengesa, duhet te nderhyni energjikisht, duke te komunikuar me Ministrine e Brendshme dhe vete ate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›