E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frika për mbipopullim errëson të ardhmen e Afrikës

Gazeta Shqip

Analiza/ Nigeria pritet të bëhet vendi i katërt më i populluar në botë pas disa dekadash

nigeriaGjatë kohës që ju do tju duhet të lexoni këtë artikull, në Nigeri do të kenë lindur 50 fëmijë, ose rreth 11 mijë çdo ditë. Ndërsa disa mendojnë se ky shtim i popullsisë do të sjellë edhe rritje të konsumatorëve dhe do të ushqejë mirëqenien, të tjerë kanë frikë se lindshmëria e lartë do të krijojë një krizë varfërie dhe urie.

Nga viti 2050, OKB parashikon që Nigeria do të jetë vendi i katërt më i populluar i botës, me mbi 400 milionë banorë, pothuajse aq sa pritet të jetë edhe popullata e Shteteve të Bashkuara në atë kohë, por Nigeria ka vetëm një të dhjetën e territorit të SHBA-së.

Por ndërsa kombi më i madh në Afrikë është mburrur prej kohësh për potencialin e vet si treg konsumator, të tjerë mendojnë se vendi që sakaq ka 170 milionë banorë po zhytet në një krizë mbipopullimi. Nigeria ka shërbyer gjithmonë si shembull pozitiv i promovuesve të idesë së Rritjes së Afrikës duke argumentuar se investitorët mund të përfitojnë nga dividenti demografik, një koncept që tregon se me rritjen e popullsisë në moshë pune në raport me popullsinë totale, ekonomia rritet më shpejt.

Megjithatë, në lagjen me baraka pranë ujit të quajtur Makoko, ku 100 mijë njerëz banojnë në kushte të vështira dhe me ndotje të pakontrolluar pranë lagunës së kryeqytetit Lagos, shumë pak njerëz ndiejnë se mirëqenia po vjen.

Ne jemi të varfër dhe jo shumë gjëra po ndryshojnë, thotë Benedicta Hunkpe, vendos kazanin me peshq mbi një zjarr me qymyr druri. Fëmijët lëvizin përqark me kanoe druri.

Demografët kanë frikë se kriza e varfërisë dhe destabilitetit shoqëror do të jetë më e fortë sesa të mirat që krijohen nga lindja e konsumatorëve shtesë. Hunkpe, 55 vjeç, fiton 3 mijë nxira (19) dollarë në javë nga shitja e peshkut dhe me kaq përpiqet të ushqejë tetë fëmijë dhe 10 nipër e mbesa; në shtëpinë e saj jetojnë 40 vetë.

Paratë nuk janë kurrë të mjaftueshme, tha ajo. Desha të dërgoj fëmijët e mi në shkollë dhe tu jap një jetë më të mirë, por nuk e përballoj dot.

Skeptikët thonë se shërbimet publike nuk mund të rriten mjaftueshëm për të përballuar rritjen e popullsisë me 2.4 për qind në vit, ndërsa mjedisi nuk mund të rikuperohet mjaftueshëm shpejt nga ndotja që krijon ky presion, Ata kanë frikë se rritja e shpejtë e numrit të të rinjve të papunë dhe të paarsimuar rrezikon stabilitetin e vendit, i cili sakaq është i kërcënuar nga një kryengritje islamikësh në veri dhe grabitjet e naftës, pirateria detare dhe pengmarrjet nga grupe kriminale.

Nëse ne vijojmë të rritemi me këtë ritëm dhe ndërkohë nuk rrisim mjetet për të ushqyer këtë popullatë, ne po ecim drejt një katastrofe, thotë Oueje Olumide, një demograf vendës. Ne duhet të veprojmë shumë shpejt… ose të përballemi me më shumë varfëri e rebelim apo më keq, – sëmundje, uri dhe luftë.

Nigeria në ngritje?

Shumë pak investitorë e mbështesin këtë hipotezë. Banka të tilla si Renaissance Capital besojnë se demografia e Afrikës do të sjellë transformim ekonomik të ngjashëm me atë që është përjetuar në Azi.

Vetëm Afrika Nën-Sahariane ka shansin të përjetojë rritje në masën 15-20 për qind në popullatën e moshës 15-24 vjeç përgjatë dekadave të ardhshme, gjë që do të sigurojë forcë punëtore të bollshme tek e cila do të varet ekonomia botërore, thotë banka në një raport të vitit 2011.

Kjo rritje do të ofrojë mundësi marramendëse për shitësit me pakicë dhe industrinë e makinave, të cilat parashikojnë se në bazë të të dhënave demografike, Afrika do të kapërcejë Kinën brenda dy gjeneratave.

Normat e lindshmërisë kanë rënë me shpejtësi në Azi dhe Amerikën Latine, ndërsa në Europë po synohet që të shmanget rënia e mëtejshme, sepse sakaq janë shumë të ulëta. Por në Afrikën Nën-Sahariane, lindshmëria vijon të jetë shumë e lartë, mesatarisht 5 fëmijë për nënë, ndërsa në Nigeri është 5.6 fëmijë për nënë.

OKB parashikon se popullata në rajon do të dyfishohet duke arritur në 2 miliardë dhe Nigeria do të jetë kontribuuesja më e madhe në këtë rritje. Por disa kanë frikë se infrastruktura nëpër qytete dhe tregu i punës nuk do të rriten po kaq shpejt.

Qeveria ka disa dekada që përpiqet të ulë normën e lindshmërisë dhe rritjen e shpejtë të popullsisë përmes planifikimit familjar, por nuk ka mundësi të ndikojë në vendimin e popullatës së paarsimuar, një pjesë e mirë e së cilës jeton në zona të largëta.

Për demografët si Olumide, situata është shumë e rëndë: Pa një ndryshim të madh në sjelljen riprodhuese ne nuk shohim se si mund të ngadalësojmë rritjen e popullsisë, thotë ai. Ne thjesht po vendosim më shumë njerëz në tryezë. Shumë shpejt tryeza do të rrëzohet.

Frika për mbipopullim errëson të ardhmen e Afrikës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›