E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frikë nga përçarja, një stuhi diellore po godet Tokën

Toka është duke u goditur nga një stuhi grimcash diellore, të cilat mund të prishin rrjetet e energjisë, navigimin satelitor dhe rrugët e avionëve.

Stuhia- më e madhja në pesë vjet- do të bombardojë fushën magnetike të Tokës gjatë ditës së enjte. Efektet do të jenë më intensive në rajonet polare, dhe avionet këshillohen që të ndryshojnë koordinatat e fluturimit për të shmangur këto fusha.

Veprimtaria e Diellit rritet dhe bie nëpër një cikël 11-vjeçar, dhe në muajt e fundit është një rritje e shpërthimeve diellore që shkaktojnë stuhitë aktuale. Cikli pritet të arrijë kulmin në vitin 2013. Grimcat diellore kanë në përbërje gaz dhe lëvizin me një shpejtësi 2.000 km për sekondë. Gazi në përbërje të grimcave të ngarkuara mund të ndikojë në satelitët dhe do të sulmojë me një stuhi gjeomagnetike fushën mbrojtëse magnetike të Tokës, thonë ekspertët për  BBC-në.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Grinden për tokën, e godet me lopatë Konflikti për tokën për pak sa nuk është kthyer në...
  2. Kupa e Italisë, Galliani: Chiellini është një fëmijë, ka frikë nga Ibra Administratori i klubit të Milanit, Adriano Galliani ka shprehur pakënaqësinë...
  3. Fqinji nga kozmosi, një asteroid fare pranë Tokës Një asteroid më gjatësi rreth 40 metra, thuasje sa një...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›