Eleni, Basho të dashurës: Kujdesu për fëmijët po su bë kjo punë
Tiranë- I dyshuari si organizator për eleminimin e nënës së dy fëmijëve të tij, Ilia Basho u la dje nga Gjyakata e Apelit në arrest me burg pasi prokuroria është e bindur në implikimin e tij në krimin e 2 Shkurtit.
Unë o të marr o do vdes, prandaj kujdesu për fëmijët e mi po s’u bë kjo që dua unë…”. Është ky një ndër mesazhet që ka siguruar organi i akuzës, të cilin Basho ia ka dërguar të dashurës së tij Yllka Shehaj. Edhe pse kjo e fundit ka mohuar edhe në prani të mediave lidhjen me Bashon, duke insistuar se marrëdheniet me familjet e tij kanë qënë miqësore dhe pune.
Ditën e djeshme gjykatësit e çështjes deklaruan se çështja është shumë komplekse pasi edhe deklaratat që bën Basho janë kontradiktore, ndërsa avokati i tij deklaron se klienti është i pafajshëm.
Avokati mbrojtës foli dje edhe për një tjetër pistë lidhur me vrasjen, sipas tij Eleni kishte pasur konflit me një person të dënuar për lëndë narkotike, i cili tashmë është liruar nga burgu. Duke shtuar se mesazhi ku Basho premton një histori që do zgjaste nuk e bën fajtor atë për vrasjen e Elenit.
Ndërkaq hetimet vazhdojnë, teksa Basho s’do të mund të lërë burgun, dhe nëse shpallet fajtor për planifikimin e vrasjes së Eleni Bashos mund të mos dalë kurrë nga qelitë.
Shkrime të tjera me interes:
- Hetimi për vrasjen e laborantes, Gjykata lë në burg Ilia Bashon Tiranë- Ilia Basho, bashkëshorti i laborantës së vrarë më 2...
- Burri në pranga, pagoi vrasjen e farmacistes Tiranë- Bashkëshorti i laborantës, Eleni Basho e cila u ekzekutua...
- Vrasja e laborantes, e dashura rrëzon alibinë e Ilia Bashos Tiranë- Misteri i vrasjes së laborantes, Eleni Basho në mbremjën...