Raund i ri bisedimesh Kosovë-Serbi për marrëveshjen e nënshkruar
BRUKSEL - Do të ketë së shpejti një raund tjetër dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, që do t’i kushtohet zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve, njoftoi agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.
Duke iu referuar burimeve diplomatike nga Brukseli, kjo agjenci bën të ditur se "në Bruksel janë të ndërgjegjshëm se çështja e zbatimit të marrëveshjes është shumë e komplikuar saqë nuk mund të zgjidhet në nivel grupesh pune, prandaj është i domosdoshëm vazhdimi i dialogut të nivelit të lartë".
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton konfirmoi këtë lajm në mënyrë të tërthortë. "U ofrova të marrë pjesë jo vetëm në zbatimin e marrëveshjes, por edhe në zhvillimin e marrëdhënieve të ardhshme", deklaroi ajo.
Sidoqoftë, ende nuk është caktuar një datë e raundit të ri të këtij dialogu.
(er.nu/BalkanWeb)