Zyrtare: Gjermania zhytet në recesion
Gjermania që dje ka hyrë
zyrtarisht në recesion
dhe po që dje rritja industriale
e Kinës ka shënuar
shifrat më të ulëta të saj në këto
shtatë vitet e fundit. Këto të
dhëna janë një dëshmi më
shumë për shtrirjen dhe
thellimin e krizës ekonomike në
botë. Si për t‘i shtuar edhe më
zymtësi situatës, sipas të
dhënave të Organizatës për
Bashkëpunim dhe Zhvillim
Ekonomik, parashikimet nuk
janë aspak të mira edhe për Shtetet
e Bashkuara, Japoninë dhe
Eurozonën që, sipas llogaritjeve,
po përgatiten për të
hyrë në recesion. Kriza më e
rëndë financiare në këto 80
vitet e fundit, që u përhap në të
gjithë botën, pas krizës së kredive
në Shtetet e Bashkuara, një
vit më parë, po ndikon shumë
në aktivitetin ekonomik. Gjermania,
që është edhe ekonomia
më e madhe e kontinentit evropian,
është tkurrur me 0.5% në
tremujorin tretë, duke e vënë
vendin në recesion për herë të
parë në këto 5 vitet e fundit. Kjo
rënie ishte shumë më e madhe
nga sa ishte parashikuar. "Ne do
të na duhet të përballemi me
një krizë ekonomike shumë të
vështirë dhe të gjatë", ka deklaruar
zëvendësministri i Ekonomisë
gjermane, Walther
Otremba. Edhe analistët bashkohen
me mendimin tij për
këtë parashikim. "Erërat e acarta
të krizës financiare dhe
rënies ekonomike në shkallë
botërore po fryjnë tani edhe në
fytyrën e ekonomisë gjermane",
ka bërë të ditur një analist financiar
gjerman. Në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, shifrat
më shqetësuese janë ato të papunësisë,
gjithnjë e në rritje. Nëntori
ka shënuar edhe shifrën rekord
që nga sulmet e 11 shtatorit. Për
t‘iu rikthyer situatës në Gjermani,
Kancelarja Merkel ka shpalosur
një paketë ndihmash që do të futet menjëherë në fuqi. Lajmi i situatës
së rëndë ekonomike erdhi
vetëm një ditë pasi Këshilli Gjerman
i Ekspertëve Ekonomikë i
njohur si "pesë burrat e mençur",
publikoi nj raport, në të cilin thuhej
se Gjermania ji vetëm ishte në
recesion, por edhe se gjatë vitit të
ardhshëm nuk do të shënohej
ndonjë rritje ekonomike. Sipas
shifrave zyrtare, edhe 15 vendet e
Eurozonës do të zhyten shumë
shpejt në probleme. Banka Qendrore
Evropiane me dy vendet më
të mëdha të saj në recesion, do të
përballet me presionet gjithnjë e
në rritje për reduktim të kostos së
huadhënies.
zyrtarisht në recesion
dhe po që dje rritja industriale
e Kinës ka shënuar
shifrat më të ulëta të saj në këto
shtatë vitet e fundit. Këto të
dhëna janë një dëshmi më
shumë për shtrirjen dhe
thellimin e krizës ekonomike në
botë. Si për t‘i shtuar edhe më
zymtësi situatës, sipas të
dhënave të Organizatës për
Bashkëpunim dhe Zhvillim
Ekonomik, parashikimet nuk
janë aspak të mira edhe për Shtetet
e Bashkuara, Japoninë dhe
Eurozonën që, sipas llogaritjeve,
po përgatiten për të
hyrë në recesion. Kriza më e
rëndë financiare në këto 80
vitet e fundit, që u përhap në të
gjithë botën, pas krizës së kredive
në Shtetet e Bashkuara, një
vit më parë, po ndikon shumë
në aktivitetin ekonomik. Gjermania,
që është edhe ekonomia
më e madhe e kontinentit evropian,
është tkurrur me 0.5% në
tremujorin tretë, duke e vënë
vendin në recesion për herë të
parë në këto 5 vitet e fundit. Kjo
rënie ishte shumë më e madhe
nga sa ishte parashikuar. "Ne do
të na duhet të përballemi me
një krizë ekonomike shumë të
vështirë dhe të gjatë", ka deklaruar
zëvendësministri i Ekonomisë
gjermane, Walther
Otremba. Edhe analistët bashkohen
me mendimin tij për
këtë parashikim. "Erërat e acarta
të krizës financiare dhe
rënies ekonomike në shkallë
botërore po fryjnë tani edhe në
fytyrën e ekonomisë gjermane",
ka bërë të ditur një analist financiar
gjerman. Në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, shifrat
më shqetësuese janë ato të papunësisë,
gjithnjë e në rritje. Nëntori
ka shënuar edhe shifrën rekord
që nga sulmet e 11 shtatorit. Për
t‘iu rikthyer situatës në Gjermani,
Kancelarja Merkel ka shpalosur
një paketë ndihmash që do të futet menjëherë në fuqi. Lajmi i situatës
së rëndë ekonomike erdhi
vetëm një ditë pasi Këshilli Gjerman
i Ekspertëve Ekonomikë i
njohur si "pesë burrat e mençur",
publikoi nj raport, në të cilin thuhej
se Gjermania ji vetëm ishte në
recesion, por edhe se gjatë vitit të
ardhshëm nuk do të shënohej
ndonjë rritje ekonomike. Sipas
shifrave zyrtare, edhe 15 vendet e
Eurozonës do të zhyten shumë
shpejt në probleme. Banka Qendrore
Evropiane me dy vendet më
të mëdha të saj në recesion, do të
përballet me presionet gjithnjë e
në rritje për reduktim të kostos së
huadhënies.