E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fryhet Misisipi. Nju Orleans rrezikon permbytjen

Në shtetet e Bashkuara janë hapur digat e lumit Misisipi e inxhinjerë e punonjës janë në garë kundër kohës për të evituar një tjetër dramë në New Orleans, që rrezikon të përbytet sërish si pas uraganit Katrina. Forcat xhenjere të ushtrisë kanë hapur digën e Morganza në Louisiana per të evituar daljen e lumit nga shtrati e për të evituar përmbytjen e qyteteve ndërsa pas hapjes së digave janë paralajmëruar përmbytje progresive në 7770 km katrorë fusha përreth lumit.

Ujrat aty do të arrijnë deri në 6 m lartësi, por kjo do të mundësojë shpëtimin e qyteteve të mëdha të tilla si kryeqytetin e Louisiana, Baton Rouge. Numri i të evakuuarve pritet të arrijë në 25 mijë ndërsa fermat e goditura nga përmbytjet janë më tepër se 10 mijë, thonë autoritetet që shtojnë gjithashtu se janë ngritur qendra të gatshme për të pritur gati 5 mijë persona.

Herën e fundit që u hapën portat e digës në Morganza ishte më 1973, për të evituar dhe në atë rast që furia e Misisipit të zhdukte qytetet përreth.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›