Berisha Rama nuk eshte fitues
Kryeministri dhe kryetari i mazhorancës Sali Berisha ishte sërish i rezervuar përpara mediave për rezultatin final të Tiranës, por deklaroi se një ditë pas numërimit të kutisë Partia Demokratike zotëron dokumenta të cilat faktojnë se Edi Rama nuk është fitues.
“Ne disponojmë të dhëna të pakundërshtueshme se janë disa herë më tepër se ‘10’ e Ramës vota të hedhura nga qytetarët e Tiranës për zotin Basha. Ajo çka iu garantoj është se ne do të pranojmë çdo rezultat nga institucionet demokratike të këtij vendi, sikundër do të qëndrojmë prapa vlerësimit të çdo vote të kundërshtuar, me qëllimin e parë dhe më madhor që vota e qytetarëve të ketë të njëjtën vlerë” tha Berisha.
Kryeministri theksoi se sovrani ka bërë zgjedhjen e duhur duke i dhënë 72 mijë vota më shumë koalicionit që kryesohet nga Partia Demokratike, duke e quajtur këtë një fitore më të thellë se në vitin 2009.
“Rreth 72 mijë vota më shumë Koalicionit për Qytetarin I dhanë atij që më ofroi referendumin fiks 8 deputetë më shumë. Ky është triumf I vërtetë i platformës të bazuar tek vlerat e qytetarit” tha Berisha.
Sa i takon humbjes së kandidatëve demokratë në disa bashki bastione të PD-së, lideri demokrat pranoi se kjo risi do t'i nënshtrohet analizave partiake.
Aurela Papadhima