E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djokovic ne finalen e Master Roma

Novak Djokovic nuk ndalet dhe i shton një tjetër fitore ecurisë së tij rekord në këtë vit. Tenisti serb ka arshivuar suksesin e 36-të radhazi, duke mundur me vështirësi në tre sete (6-1, 3-6, 7-6) Andy Murray dhe në të njëjtën kohë ka siguruar finalen e turneut Master të Romës ku do të përballet me numrin një të botës Rafael Nadal. Një fitore e rëmdësishme për Djokovic, i cili kërkon një tjetër trofe pas atij të fituar vetëm një javë më parë në turneun Madrid Open, ku mundi pikërisht spanjollin Nadal.

Gjithsesi, asgjë nuk ka qenë e lehtë për serbin që në gjysmëfinale e ka patur shumë të vështirë të kalojë Murrey. Skocezi humbi lehtësisht setin e parë, për t’u kthyer bindshëm në setin e dytë, të cilin e fitoi me shifrat 3-6. Gjithçka do të vendosej në setin e tretë dhe final që do të ishte një maratonë e vërtetë.

Djokovic kaloi në avantazh në setin e pestë, pasi theu shërbimet e rivalit të tij, por Murrey do të barazonte 3-3 me gejme. Gjithsesi, tenisti serb do të vuloste fitoren me shifrat 7-6, ndërsa në finalen e turneut Master të Romës do të kërkojë një tjetër triumf ndaj raketës numër një të botës Rafael Nadal.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›