E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshati Dukaj prej 2 muajsh pa ujë, banorët i rikthehen mjeteve primitive

Tepelenë- Banorët e fshtatit Dukaj të Tepelenës prej mëse dy muajsh vuajnë mungesën e plotë të ujit të pijshëm. Janë rreth 150 familje të këtij fshati të cilën shprehën të indinjuar për atë që ato e quajnë neglizhence nga ana e autoriteteve përgjegjëse.

Sipas banorëve edhe ndërhyrjet që janë kryer në rrjet kanë qënë të një cilësi minimale çka ka bërë që pas pak kohësh riparimi problemi i mungesës së ujit të shpallet sërish.

Banorët shprehen se po grumbullojnë ujin që mbetet në ullukët e çative për të plotësuar nevojat si dhe ato pak çezma kryesore që ka në fshat.

Ndërkaq vetë komuna Qender ka deklaruar se fondi i saj rezerve po vihet në dispozicion për të rikthyer në funksionim pompat e fshtatit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjirokastër- 6 fshatra pa ujë, banorët i rikthehen jetesës primitive Gjirokastër- Gjashtë fshatra të Dropullit të Poshtëm në Gjirokastër prej...
  2. Banorët në protestë për ujë, dy muaj cezmat të thara Mungesa e ujit të pijshëm, për mëse dy muaj, i...
  3. Turan, fshati që shuan etjen në 3 çesma Tepelenë- Banorët e fshtait Turan të Tepelenës prej vitesh me...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›