Lëndët me zgjedhje edhe në arsimin 9 vjeçar
28/02/2012 EKSPERIMENTI. Programi mësimor do të ndahet në lëndë bërthamë e me zgjedhje
Shamata: Do të rishikohen tekstet e ngarkuara, lëndët e ngjashme do të shkrihen në një
Lëndët me zgjedhje do të shtrihen edhe në arsimin e detyruar. Duke iu referuar ndryshimeve të bëra në strukturën e re të arsimit parauniversitar, ekspertët bëjnë me dije se ndryshimet do të prekin edhe programet mësimore. Një ndër këto risi do të jetë edhe ndarja e re e lëndëve që nxënësit e 9-vjeçares do të zhvillojnë, për të cilat është menduar që edhe në arsimin bazë lëndët të zhvillohen sipas modelit që ndjekin aktualisht gjimnazet në lëndë që i përkasin kurrikulës-bërthamë dhe lëndë me zgjedhje. Zëvendësministri i Arsimit Halit Shamata ka konfirmuar se një ndër risitë e projektligjit të miratuar nga qeveria gjatë javës së shkuar për strukturën e re të arsimit parauniversitar, ku krahas lëndëve-bërthamë, që janë të detyrueshme, nxënësit do të mund të zgjedhin edhe lëndë të tjera, që do ti përzgjedhin në bazë të preferencave individuale e prirjeve që kanë. Kundrejt këtyre ndryshimeve bëhet me dije se ka nisur puna për ristrukturimin e kurrikulave në arsimin bazë. Përballë shqetësimeve të ngritura për ngarkesat mësimore të lëndëve të caktuara Shamata shton se do të ketë një rishikim të teksteve mësimore, të cilat do të tentojnë të shkojnë drejt teksteve më të integruara.
Eksperimenti për lëndët me zgjedhje
Eksperimenti i ri i përfshirjes së lëndëve që i përkasin kurrikulës-bërthamë dhe asaj me zgjedhje në arsimin e detyruar parashikohet të shtrihet nga klasa e shtatë deri tek e nënta. Kështu, krahas lëndëve-bërthamë, që do të jenë të njëjta e të detyrueshme për tu ndjekur nga të gjithë nxënësit, në mënyrë individuale do të mund të ndjekin edhe lëndë që i kanë si preferenca të veçanta. Për këtë do të hartohet një listë e caktuar me lëndë që mund të zhvillohen si kurrikul me zgjedhje të lirë. Zgjedhja e lëndëve do të zhvillohet në forma të ndryshme, duke përfshirë zgjedhje që kanë të bëjnë me vështirësitë që nxënësit kanë në të thithurit e lëndëve të caktuara, për të cilat do të shtohen edhe orët e mësimit. Nga ana tjetër, nxënësit do të jenë të lirë të zgjedhin për të ndjekur edhe lëndë që i lejojnë ata që të thellojnë më tej njohuritë krahas detajimeve që përmban programi i lëndëve të detyrueshme. Megjithatë, programi- bërthamë do të përmbajë lëndët bazë, që kanë të bëjnë me formimin përgjithshëm të nxënësit e që do të jetë e detyrueshme për tu zhvilluar në të gjitha shkollat. Konkretisht pjesë e kurrikulës-bërthamë do të jenë lëndët më të rëndësishme, si: gjuha shqipe, matematika, biologjia, historia, gjeografia, gjuha e huaj e parë. Ndërsa në zgjerimin e njohurive dhe praktikave të nxënësit në fusha të caktuara. "Deri më tash ne kemi një strukturë kurrikulare -bërthamë dhe me zgjedhje në gjimnaze. Tashmë kjo strukturë lëndësh-bërthamë dhe lëndë me zgjedhje individuale do të futet në gjithë sistemin parauniversitar. Të përzgjedhin lëndë në përputhje me përmbushjen e kurrikulës. Pra, lëndë bazë bërthamë janë një, dy e tri, si në gjimnaze, duke u dhënë të drejtë edhe nxënësve të arsimit 9-vjeçar që të përzgjedhin, dhe kjo është një qasje evropiane e strukturimit të kurrikulës", - ka deklaruar Shamata.
Struktura e re e moshës
Drafti për arsimin parauniversitar po diskutohet nga të gjitha grupet e interesit, ku në qendër të ndryshimeve është shtimi i një viti më shumë në arsimin fillor, i cili do të bëhet 6 vjet, nga pesë që është aktualisht. Konkretisht në ligj specifikohet se brenda tre vjetve të ardhshëm në të gjitha shkollat e arsimit fillor do të zyrtarizohet çelja e klasave parapërgatitore, të cilat do të ndiqen nga të gjithë fëmijët e moshës 5-vjeçare, kontingjent ky që, kur të arrijë moshën gjashtëvjeçare, do të kalojë në klasën e parë, duke i hapur udhë arsimit bazë të detyruar, që përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. Arsimi fillor përbëhet nga gjashtë klasa: nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, ndërsa ai i mesëm i ulët përbëhet nga tri klasa, duke filluar nga klasa e shtatë në të nëntë. Sipas projektligjit, nxënësi ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë deri në moshën 16-vjeçare. Nxënësi që ka mbushur shtatëmbëdhjetë vjeç dhe nuk ka përfunduar arsimin bazë, lejohet të përfundojë klasën që po ndjek, ndërsa nxënësit që kanë mbushur gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nuk e kanë përfunduar arsimin bazë me kohë të plotë regjistrohen në shkollat e arsimit bazë me kohë të pjesshme.
Sëmundjet e rralla e të çuditshme
Shqipëria raporton vetëm raste
të plakjes së parakohshme
Në botë ekzistojnë 30 sëmundje të rralla ose të klasifikuara të çuditshme, që rrezikojnë jetën e shumë pacientëve. Duket e çuditshme, por një nga këto sëmundje është edhe Liza në botën e çudirave". Dje në ditën Ndërkombëtare të Sëmundjeve të Rralla është pohuar se në vendin tonë fatmirësisht vetëm një prej tyre është ndeshur. Shefja e promocionit në Autoritetin Rajonal Shëndetësor, Vojsava Sulçe, ka deklaruar se në Shqipëri është hasur vetëm një prej tyre - progreria, e cila në gjuhën popullore njihet edhe si “plakja e parakohshme”. Për këtë sëmundje, e cila ka shënuar raste edhe në vendin tonë, Sulçe shpjegon se rreth 90 për qind e të prekurve nga progreria vdesin që në moshën 13-vjeçare. "Mplakja e parakohshme është një sëmundje gjenetike, shihen ato anomalitë e zhvillimit të tyre që nga mosha 9 deri në 24 muaj. Kemi një stopim të zhvillimit fizik, kemi një zhvillim fytyre asimetrike, sy të dalë, në moshën dyvjeçare u bien flokët, qerpikët, vetullat. Këta fëmijë kanë sëmundjet e moshës së pleqërisë. Vdesin deri në moshën 13-vjeçare", - shprehet Sulçe. Një tjetër sëmundje e rrallë që nuk shfaqet për shkaqe gjenetike, është edhe sëmundja e quatur "laraska". Personat e prekur nga kjo sëmundje ushqehen me çdo gjë që nuk është ushqimore; si tulla, baltë, oriz të pazjerë. Sëmundje e çuditshme është dhe alergjia nga uji, nga e cila në mbarë botën vuajnë vetëm 30 persona. Ata nuk mund të lahen më tepër se 1 minutë në javë me ujë, pasi lëkura e tyre digjet. "Interesante është dhe një lloj patologjie. Për shembull, Liza në botën e çudirave. Personi që ka këtë patologji objektet apo personat që ka rreth tij i duken të vegjël. Është edhe alergjia e ujit. Lëkura e tyre nuk duhet të bjerë në kontakt me ujin. Me rënien në kontakt me ujin, as nuk duhet të pinë, ai u shkakton alergji që manifestohet në lëkurë", - shton më tej Sulçe. Të dhënat e raportuara nga strukturat shëndetësore tregojnë se vendi ynë nuk përballet me shtim të këtyre sëmundjeve të rralla, të cilat mbartin pasoja të rënda për pacientët.