Fshati Kreshpan varros të vdekurit në tokat bujqësore
26/01/2009 Banorët: Prej katër vitesh nuk kemi varreza publike
Banorët e fshatit Kreshpan të komunës Cakran i janë rikthyer riteve më te hershme mortore, atyre të varrimit në tokat e tyre bujqësore, duke rikujtuar kështu traditën e hershme të varreve familjarë dhe fisnorë. Pikërisht bartës të atyre që nuk jetojnë më është jo më varrezat publike, por tokat bujqësore që duhet tu shërbenin të gjallëve dhe jo të vdekurve, tokë e cila është ndarë gjatë këtyre viteve sipas ligjit 7501. Banorët e fshatit Kreshpan, pohojnë se varrezat publike janë të tejmbushura dhe nuk ka më asnjë pëllëmbë tokë për të kryer këtë ritual. Në çdo familje tashmë ekziston një parcelë e veçantë në tokat e tyre private, të lëna djerrë dhe të destinuara për varret familjare. Domosdoshmëria për të hapur një vend të ri për varrezat publike ose të paktën një parcelë e re ka dështuar. Pas ndarjes së tokës 7501 nuk ka tepruar asnjë pëllëmbë tokë për varrezat publike. Ajo është ndarë plotësisht pa parashikuar një vend për varreza. Në këtë mënyrë fshati Kreshpan nuk ka më vend për varret e të afërmve të tyre. Secili prej banorëve tregon peripecitë që kanë hequr për të gjetur një vend në varreza për të afërmit e tyre. ”Ne i kemi kërkuar kryeplakut të fshatit - thotë Mynyr Fejzaj- vend për varreza dhe nuk na e plotësoi këtë nevojë. Ne menduam të krijojmë një parcelë të re për të ndërtuar varrezat e reja të fshatit, por nuk na la pronari i tokës. Në këtë mënyrë u detyrova që time ëmë ta varrosja në tokën time bujqësore. ”Banorët shprehen se duhet të bashkohen të gjithë në një ide për të ngritur një varrezë të përbashkët, pasi nuk është normale që secili në tokat bujqësore të ketë edhe qivurin e të afërmit të tyre. ”Është normale që të ikurit nga kjo botë të grumbullohen në një vend të caktuar, në një varrezë të përbashkët, sepse edhe psikologjikisht për fëmijët, por edhe për ne të rriturit nuk është normale varr në tokën bujqësore”. Banorët shprehen gjithashtu se njerëzit veprojnë sipas fiseve në një rast të tillë mortor. Ka familje që janë pa fis, ka që janë një fis i zgjeruar. Këta të fundit formojnë një minivarrezë për të afërmit e tyre. Kryetari i fshatit Ylli Veizaj është shprehur se ka kërkuar në Këshillin e komunës zgjidhjen e kësaj çështjeje, por deri tani nuk shikohet asnjë rrugëzgjidhje. “Në fshatin Kreshpan vend për varreza nuk ka .Unë si kryetar fshati e kam ngritur problemin në komunë”-thotë Veizi, “por më thanë se tokë të lirë pranë varrezave nuk ka. Ne duhet të blejmë tokë si komunë të destinuar për varreza. Por deri tani ky problem ka mbetur pa zgjidhje dhe asgjë nuk është vepruar. Ky problem është present qysh para 4 vjetësh. Një bashkfshatari ynë varrosi nënën në tokën e tij bujqësore ndarë sipas ligjit 7501”. Mes deklaratave për zgjidhjen e problemit të tyre, fshatarët kanë gjetur tashmë zgjidhjen e tyre. Banorët varrosin të ikurit nga kjo botë në tokën e ndarë ligjërisht për jetesën e të gjallëve.