E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet përmbytje në Krujë dhe fshatrat e Durrësit

Në fshatrat e Durrësit në kufi me Krujën, 14 banesa gjenden të rrethuara nga uji. Më problematike shfaqet situata në Murqinë, Mallkuç, Mazhe, të rrethit të Krujës ku të paktën 600 ha tokë bujqësore gjenden të mbuluara nga uji 

DURRES-Me qindra hektare tokë në fshatrat e rrethit të Krujës, janë përmbytur si shkak i rreshjeve të dendura të ditëve të fundit. Ndërsa në fshatrat e Durrësit në kufi me Krujën, 14 banesa gjenden të rrethuara nga uji. Më problematike shfaqet situata në Murqinë, Mallkuç, Mazhe, të rrethit të Krujës ku të paktën 600 ha tokë bujqësore e mbjellë me jonxhe dhe grurë gjenden të mbuluara nga uji. Përmbytja ka ardhur pas shirave të rrëmbyeshëm të cilat rezultuan me daljen nga shtrati të lumit Ishëm. Dalja nga shtrati e lumit dhe kanalet kulluese të cilat prej 18 vjetësh janë të papastruaara janë shkaku kryesor i një situate të tillë. Po ashtu përmbytje ka edhe në fshatin Gjure dhe Likemetaj të rrethit të Durrësit të cilat gjenden pranë fshatrave të Krujës që kanë pësuar përmbytje. 14 banesa gjenden sot të izoluara nga uji dhe rrezikohen më tepër nëse shirat do të vazhdojnë të bien me intensitet në ditët në vijim.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›