Letërnjoftimi, afati i fundit deri më 15 prill
26/01/2009 Ministria e Brendshme parashtron sanksionet për ata që nuk aplikojnë për dokumentet
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve
TIRANË- Ministria e Brendshme publikon të tjera detaje për procesin e pajisjes me letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike. Zëdhënësi i këtij dikasteri, Fatmir Konja, tha dje se “Duke pasur parasysh se dokument i vlefshëm për votim do të jetë edhe pasaporta aktuale për udhëtim jashtë shtetit, prioriteti për aplikimin për letërnjoftime elektronike do t’u jepet shtetasve që nuk zotërojnë pasaportë. Në këtë mënyrë, pavarësisht limitit kohor deri në zgjedhje, do t’u garantohet mundësia për të votuar të gjithë qytetarëve shqiptarë. Për të zbatuar praktikisht këtë prioritet, me propozim të Ministrisë së Brendshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa e ndryshime në VKM nr. 1 të datës 07.01.2009 “Për pajisjen për herë të parë me letërnjoftim, të shtetasve shqiptarë dhe për përcaktimin e afateve e të masave shtrënguese, për ata që nuk aplikojnë brenda këtyre afateve”. Në bazë të këtij vendimi të ndryshuar bëjmë të ditur se shtetasit, të cilët janë të detyruar të pajisen me letërnjoftim, sipas pikës 3 të këtij vendimi, që janë mbi moshën 18 vjeç në datën 28 qershor 2009 dhe nuk disponojnë pasaportë, duhet të pajisen me letërnjoftim deri më 15 prill 2009. Në rast të kundërt, deri në pajisjen me letërnjoftim nuk do të përfitojnë shërbimet si pagesën ose shpërblimet për të gjithë personat fizikë, të punësuar në administratën dhe institucionet publike, si dhe për personat e punësuar në shoqëri, agjenci a ente shtetërore, qendrore apo vendore;
Pagesën apo shpërblimet për pensionistët, pagesën për ndihmë, përkrahje sociale apo çdo lloj ndihme tjetër, ofruar nga institucionet publike, qendrore dhe vendore, pranimin në provimet e fundvitit dhe regjistrimin në vitin shkollor/akademik, pajisjen me pasaportë për jashtë shtetit, shërbimin në zyrat e gjendjes civile, me përjashtim të regjistrimit të akteve të lindjes dhe të vdekjes, lëshimin ose rinovimin e lejeve, autorizimeve, licencave nga organet e pushtetit qendror/vendor ndaj personave fizikë dhe përfaqësuesve ligjorë të personave juridikë, aplikimin dhe pajisjen me certifikatë pronësie nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, aplikimin dhe lëshimin e dokumentit “Leje drejtimi automjeti” dhe kolaudimin e tyre, Lëshimin e vërtetimeve dhe të dokumenteve të tjera, të ngjashme me to, nga administrata gjyqësore, shërbimet noteriale, shpërndarjen e karburantit pa akcizë për fermerët, shërbimin nga zyrat e Alba-Postës. Shërbimet e parashikuara në shkronjat “d” deri në “i”, nuk do të ofrohen edhe nëse shtetasi nuk ka aplikuar deri në datën 10 shkurt 2009.
“Qeveria, fushatë për kartat”
Partia Socialiste i kërkoi Qeverisë të fillojë menjëherë fushatën e sensibilizimit për pajisjen me kartat e identitet për shtetasit pa pasaportë. Një kërkesë e tillë u bë dje publike gjatë një konference për shtyp nga nënsekretari për Çështjet Ligjore në PS, Damian Gjiknuri. Gjithashtu, sipas tij, Partia Socialiste në të gjithë territorin e vendit, në të gjitha degët e saj dhe në çdo zyrë elektorale, do të ofrojë asistencë dhe këshillim për këtë proces, dhe ku qytetarët mund të drejtohen në çdo kohë për ndihmë. “Ne do të monitorojmë me hollësi mbarëvajtjen e këtij procesi duke u bërë thirrje qytetarëve të të drejtohen në zyrat tona për çdo problem të hasur”, vuri në dukje Gjiknuri. Gjiknuri i bëri thirrje gjithashtu çdo qytetari për t’u pajisur me kartë.