Policia e ndjek për ta kapur, i riu hidhet nga kati i pestë
26/01/2009 Ndodhet jashtë rrezikut për jetën autori i dyshuar për vënien e tritolit në një lokal
TIRANË- Nga frika se mos e kapte policia, autori i dyshuar i vënies së tritolit në derën e një lokali u var në katin e pestë të një pallati, por nuk mundi të rezistonte më tepër se 10 minuta, duke pësuar fraktura të shumta nga rënia. Mjekët nga Spitali Ushtarak thanë se aktualisht 21-vjeçari nga Shkoza, Erges Isufi, është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi tjetër që ndodhej me të po merret në pyetje.
Tritoli në lokal
Policia njoftoi zyrtarisht se dje rreth orës 00.50, shërbimet e komisariatit nr. 2 morën informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Tiranë, ka ndodhur një shpërthim në ambientet e një lokali. Nga ky shpërthim kanë ndodhur vetëm disa dëme materiale, ku konkretisht është thyer vetëm dera. Bashkëpronari i këtij lokali, një 19-vjeçar maturant në gjimnazin Ismail Qemali, i cili e kishte marrë me qira prej 5 muajsh tha se autorët ose kanë ngatërruar lokalin ose janë paguar nga dikush për shkaqe konkurrence. Shërbimet e policisë që mbërritën të parët në vendin e ngjarjes, por edhe Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë, kanë siguruar informacion se autorët e lëndës shpërthyese janë larguar nga vendngjarja me një motor.
Ndjekja nga policia
Rreth orës 00.01, një Patrullë e Përgjithshme e vendosur në pikë-kontrolli në rrugën “Ali Demi”, ka konstatuar një motor që lëvizte me shpejtësi në këtë aks dhe i ka dhënë shenjë ndalimi. Personat që ndodheshin në motor, nuk janë bindur shenjës së policisë duke ju shmangur Pikës së Kontrollit. Patrulla e Përgjithshme është vënë në ndjekje të personave që ndodheshin në motor, të cilët për t’ju shmangur ndjekjes dhe ndalimit, kanë devijuar rrugën kryesore, duke e braktisur motorin në hyrjen e një pallati. Patrulla e Përgjithshme ka konstatuar se personat e dyshuar kanë hyrë në shkallët e brendshme të pallatit nr. 269 dhe në këto kushte kanë vazhduar ndjekjen e tyre. Në katin e tretë të këtij pallati kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar. Në këtë moment punonjësit e policisë kanë vënë re një person tjetër, i cili ishte varur me duar në anën e jashtme të shesh-pushimit të katit të pestë. Në këto kushte, punonjësit e policisë i kanë bërë thirrje, që të mos rrezikonte dhe futej në pjesën e brendshme të shkallëve. Pas disa sekondash, personi ka rënë nga kjo lartësi.