Fshati Neviçisht , vuan mungesën e ujit të pijshëm

Prej muajit prill banorët e fshatit Neviçisht në Njësinë Administrative Bulgarec vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se në çezmat e tyre ka ujë vetëm 2 ose 3 orë në ditë. Jo vetëm mungesa e rreshjeve të shiut gjatë periudhës së vjeshtës por dhe moskorrektësia e banorëvë në pagimin e faurës së ujit ka bërë që uji të vijë me orar. Banorët shprehen se është më mirë të jenë në administrimin e bashkisë pasi të gjithë e kanë detyrim të paguajnë atë që konsumojnë.
Problemaike për këta banorë mbeten dhe kanalet e ujrave të zeza të cilat kalojnë në mes të fshatit.
Administratori i Njësisë Bulgarec, Klajdi Shaho bën me dije se ujësjellësi I këtij fshati administrohet nga kryesia e fshatit. Banorët nuk bien dakort që kjo të kalojë në administrimin e ndërmarjes së ujësjellës kanalizime. Në momenetin që do dakortësohet me banorët do të nisin dhe investimet, pasi i gjithë ngërçi mbetet në administrim.