E Enjte, 5 Nëntor 2026

Korçë, Vonesë për shpërndarjen e ndihmës ekonomike

1400 persona me aftësi të kufizuara me kujdestarët e tyre ende nuk kanë marrë ndihmën ekonomike për muajin nëntor dhe për këtë arsye një pjesë e tyre i janë drejtuar zyrave të bashkisë për disa ditë rradhazi dhe kërkojnë përgjigje për situatën ku ata ndodhen. Sipas tyre është kjo ndihmë me të cilën ata kujdesen dhe ushqejnë familjen e tyre. Gjithashtu kërkojnë një datë të përcaktuar për tërheqjen e ndihmës ekonomike.

Nga ana tjetër, burime pranë Bashkisë Korçë shprehen se fondi për ndihmën ekonomike miratohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe nuk është nën kompetencat e bashkisë. Sipas burimeve arsyet për vonesën e ndarjes së ndihmës ekonomike me vlerë 108 mij lekë të vjetra është mos plotësimi i fondit 100% si dhe ditët pushim që rastisën për festat kombëtare në fund të muajit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›