Fshati turistik i Dardhes pa energji elektrike
Fillimi i stinës së dimrit dhe ulja e temperaturave ka rritur orët e kufizimit dhe ndërprerjes së energjisë elektrike në fshatin turistik të Dardhës, duke krijuar probleme dhe vështirësi jo vetëm për bizneset e hotelerisë që operojnë në këtë zonë, por edhe për vizitorët dhe turistët e shumtë. Javët e fundit ,mungesa e energjisë elektrike ka qenë e përditshme dhe ka zgjatur nga 5 deri në 8 orë, ndërsa kufizimet nuk kanë pasur as grafik dhe as orare të përcaktuara.
Drejtuesit e pushtetit vendor thonë se mungesa e energjisë elektrike në këtë zonë vjen jo vetëm si pasojë e kufizimeve, por edhe e defekteve të shumta, për shkak të amortizimit të linjave, që furnizojnë me energji Dardhën. Fshati turistik edhe pse bën pjesë në komunën Drenovë të rrethit të Korçës vazhdon të furnizohet me energji nga nënstacioni i Devollit, duke qënë pjesa fundore e kësaj linje. Kryeplaku i fshtit Dardhë Urim Seferi ,thotë se është e domosdoshme që CEZ të ndërhyjë jo vetëm për ndërrimin e linjës ,por edhe për vendosjen e një transformatori të ri,i cili do të përballojë nevojat për energji të fshatit,i cili zgjerohet vit pas viti.
Në lidhje me situatën e krijuar në Dardhë për shkak të kufizimeve të energjisë elektrike, prefekti i Korçës Andrea Mano,i ka kërkuar CEZ të bëjë të mundur furnizimin e kësaj zone nga linjat e Korçës,duke marrë premtimin nga kompania se ky projekt do të jetë ndër prioritetet e vitit 2012.
Orët e zgjatura të territ kanë paralizuar aktivitetin normal të bizneseve të kësaj zone dhe vazhdimi i kësaj gjendje dhe mosndërhyrja nga ana e CEZ,do të pakësojë numrin e turistëve dhe do ta bëjë Dardhën më pak të frekuetueshme.