Shkoder/ Nje 50-vjecar humb jeten gjate gjuetise
Një 50 vjeçar, banues në Zus të komunës Rrethina, në Shkodër, humbi jeten të dielën aksidentalisht gjatë kohës që ai kishte dalë për gjueti. Sipas policisë, Refik Mehja, kishte dalë për gjueti në orët e para të mëngjesit të sotëm në kodrat e Zusit pranë lumit Buna i shoqëruar me disa miq të tij, por nga pakujdesia e përdorimit të armës së tij të gjahut, çifte është vetëplagosur.
Megjithë transportimin e tij të menjëhershem në Spitalin Rajonal të Shkodrës, si rezultat i plagëve të rënda, Mehja ka ndërruar jete. Ekspertët e policisë si dhe nga Prokuroria e Shkodrës janë në vendngjarje duke bërë hetimet rrethë kësaj ngjarje.