Gjirokaster/ Digjet plotesisht nje ndertese trekateshe ne Mangalat
Një ndërtesë trekatëshe është djegur plotësisht në qytetin e Gjirokastrës. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në lagjen Mangalat. Sipas policisë, në ndërtesën e përfshirë nga flakët banonin dy familje. Në momentin e zjarrit, në banesë ndodheshin vetëm tre vajzat e familjes Mema, ndërsa familja tjetër ishte larguar nga banesa herët në mëngjes.
Policia dhe zjarrfikëset janë lajmëruar nga banoret e lagjes, por flakët janë përhapur me shpejtësi, duke bërë që ndërtesa të shkrumbohej plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në ndërtesën trekatëshe, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga e cila fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Sipas hetimeve paraprake shkak i zjarrit dyshohet te jete nje shkendije elketrike e shkaktuar nga instalimet e amortizuara.