E Diel, 1 Nëntor 2026

"Fshehja", arrestohet drejtuesi i firmave "fantazma"

Tirane -Arrestohet personi i peste, i dyshuar si drejtuesi i firmave "fantazma", qe shiste mallra ne menyre fiktive duke i shkaktuar shtetit deme te medha financiare. Arrestimi i tij u krye ne kuader te operacionit "Fshehja", ku dy dite me pare u arrestuan kater bashkepunetore te tij eksperte kontabel, te akuzuar per falsifikim dokumentesh dhe vjedhje duke shperdoruar detyren, nderkohe qe dy persona te tjere jane shpallur ne kerkim, pasi rezultojne se ndodhen jashte vendit. Klodian Beqiri, eshte arrestuar dje ne Qafe-Thane, pasi ka ardhur nga Maqedonia. Ai dyshohet se ishte drejtuesi i firmave "fantazma", me ane te te cilave bente tregti mallrash. Beqiri se bashku me 4 ekonomistet e arrestuar dy dite me pare, dyshohet se ka abuzuar duke shitur ne menyre fiktive mallra qe kapnin shifren e 1 milion eurove. Ne baze te hetimeve disa mujore te specialisteve te krimit ekonomike, rezulton se demi qe i eshte shkaktuar shtetit nga kjo veprimtari e jashteligjshme, kapte shifren e 1.5 miliarde lekeve. Sipas policise, Beqiri dorezonte tek Drejtoria e Tatimeve ne Fier, formularin dhe mandatin e shitjes, nga ku drejtuesja e ketij institucioni, Nevila Bami, dyshohet se i ulte cemin e tvsh-se, pasi shitja ishte teper e madhe. Per te vertetuar aktivitetin e ketyre personave, sektorit Kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar, i eshte dashur nje periudhe hetimi prej 4 muajsh. Dy dite me pare u ekzekutua vendimi i Gjykates se Tiranes, per 4 ekonomistet qe ishin pjese e ketij aktiviteti, mes te cileve edhe drejtoresha e Tatim-Taksave ne Fier, Nevila Bami. Ndaj saj si dhe 2 ekonomisteve te tjera, Ajeta Shkembit dhe Marjana Palles, gjykata vendosi mase sigurie, arrest shtepie dhe ndalim te perkohshem te ushtrimit te veprimtarive, te caktuara profesionale ose afersite, ndersa per ekonomistin e katert Shkelqim Sako, u vendos masa e sigurise detyrim paraqitje dhe ndalimit te perkohshem te ushtrimit te veprimtarive, te caktuara profesionale ose afersite.

Ledi Koraqi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›