E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, ne pranga kreu i te Pastreheve

Elbasan- Ankesat e familjeve te pastreha ne Elbasan, cojne ne qeli nenkryetarin e Keshillit Bashkiak dhe ish-kryetarin e Komisionit te Familjeve te Pastreha. Pas procedimit te nje prej anetareve te keshillit po per kete ceshtje kater muaj me pare, diten e djeshme prokuroria ka leshuar nje urdher-arresti ne ngarkim te Kujtim Hazbiut. Policia vendore ka zbatuar menjehere urdhrin pasi Zyra e Krimit Ekonomiko-Financiar kishte hetuar per disa muaj me radhe zyrtarin. Madje ne nje prej mbledhjeve te Keshillit Bashkiak, nenkryetari Hazbiu kishte kerkuar qe te denohej veprimi i policise per hetimet tendencioze te nisura pas ndarjes se 42 apartamenteve per te pastrehet. Madje edhe ne nje prononcim per "KJ" te dhene pas skandalit te publikuar, numri dy i Keshillit quajti te pabaza pretendimet per ryshfete te anetareve te Komisionit te te Pastreheve, apo te vete atij, duke kerkuar qe cdo rast te denoncohej. Ndaj Hazbiut jane ngritur akuzat e "shperdorimit te detyres" dhe "korrupsionit pasiv". Hazbiu, aktualisht edhe kryeinspektor i Policise Ndertimore ne Elbasan, ka mohuar akuzat, duke i quajtur sajesa. Prokuroria ka hetuar ankesat e familjeve te pastreha per ryshfete, mosperfitimin e banesave dhe cilesine e dobet te ndertimit te pallateve.

Ne muajin shkurt te ketij viti, Keshilli Bashkiak ne Elbasan ka denuar unanimisht veprimet hetimore te specialisteve te Zyres se Krimit Ekonomik Elbasan dhe ne vecanti inspektorit Kujtim Ozuni. Sipas keshilltareve, oficeri po manipulonte nje hetim nisur per te pastrehet qe perfituan apartamente me vendim te ketij keshilli. Sipas tyre, agjenti u kishte bere presion familjeve qe te deshmonin kunder Komisionit te Strehimit, i drejtuar nga Kujtim Hazbiu se u kishin kerkuar ryshfet per apartamentet. Ne ate kohe, Hazbiu eshte shprehur se nuk ishte kunder nje hetimi te tille, por oficeri po ndiqte metoda te papershtatshme dhe tendencioze hetimi, te pabazuara ne ligj. "Keshilli Bashkiak eshte per hetime ne luften kunder korrupsionit, por metodat qe po perdor ky zoteri kane irrituar mjaft qytetare dhe keshilltare", do te shprehej numri dy i keshillit, i arrestuar diten e djeshme.

Te pastrehet dhe konflikti prefekture-bashki

Konflikti eshte rindezur ne muajin korrik te ketij viti. Ndarja e apartamenteve per 42 te pastrehe, ka sjelle perplasje mes prefektures dhe bashkise se Elbasanit. Pas miratimit te listes ne Keshillin Bashkiak, ka reaguar institucioni i prefektit. Sipas prefektit Shefqet Deliallisi, procedura e ndarjes se apartamenteve per te pastrehet nuk ka qene te rregullta, madje ne disa raste ka pasur edhe konflikte interesi. Per kete qellim prefektura krijoi grupin e punes, i cili kontrolloi procedurat e ndjekura nga Komisioni i Strehimit. Sipas prefektures, procedura e ndarjes se apartamenteve nuk ka qene transparente dhe e drejte, se eshte anashkaluar zyra perkatese ne bashki dhe per kete arsye, prefekti i Elbasanit nuk e ka firmosur miratimin e listes dhe ka kerkuar qe te gjitha parregullsite te ndreqen. Kurse policia dhe prokuroria nisi nje hetim. Pas njohjes me kete shkrese eshte kunderpergjigjur Komisioni i Strehimit. Kryetari Kujtim Hazbiu, qe tashme gjendet nen akuze, u shpreh se pretendimet e ngritura nga prefektura nuk qendrojne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›