E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshehja e 226 milioneve pafajesi ish-kryekomunarit

/ /

Pak dite me pare nje vendim i gjykates se kryeqytetit e shpalli Markun jo fajtor per akuzen e deklarimit te rreme te pasurise. Gjykata vendosi deklarimin e pafajshem te te pandehurit Ymer Marku per vepren penale te deklarimit te rreme te pasurise te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike thuhej ne dispozitivin e vendimit te gjykates te shpallur nga gjyqtari Martin Deda. Shqyrtimi i kesaj dosjeje ne Gjykaten e Tiranes nisi me 10 nentor dhe deri ne vendimin perfundimtar ka zgjatur tri seanca gjyqesore. Ish-kryekomunari Marku u vu nen akuze nga Prokuroria e Tiranes pas nje kallezimi te depozituar ne prokurori nga ana e Institutit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Sipas ketij kallezimi ILDKP-ja pretendonte se totali i pasurise se kryekomunarit nuk justifikohej ne burime te ligjshme. Po sipas pretendimeve te Inspektoratit Marku kishte paraqitur ne deklarimin e pasurive vlera me te uleta nga cishte ne te vertete per nje bar-restorant per nje automjet ne pronesi te tij. Njekohesisht sipas ILDKP ai nuk kishte deklaruar disa depozita bankare ne banka te nivelit te dyte. Inspektorati i Larte ka kerkuar nisjen e procedimit penal edhe per subjektin Ymer Marku me funksion kryetar i Komunes Berxull Tirane. Ne perfundim te kontrollit te plote bazuar ne rezultatet e veprimeve verifikuese te kryera gjate hetimit administrativ si dhe ekspertiza e specializuar per vleresimin e pasurise verifikimet ne terren etj. eshte arritur ne perfundimin se subjekti ka bere deklarim te rreme lidhur me te dhenat e pasurise se paluajtshme si dhe ka fshehur likuiditete te vendosura nder vite ne bankat e nivelit te dyte thuhej zyrtarisht nga IKLDP-ja pas kallezimit. Ne paraqitjen e konkluzioneve perfundimtare te organit te akuzes ne gjykim perfaqesuesi i saj kerkoi deklarimin fajtor te Markut dhe denimin e tij me 210 mije leke te rinj.

ARMAND BAJRAMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›