E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmoi gjyqtaren e Elbasanit pas gjyqit nen akuze 44-vjecari

TIRANE - I pakenaqur nga vendimi gjyqesor ndaj ceshtjes se tij ne qershor te ketij viti ai goditi dhe fyeu gjyqtaren qe shpalli verdiktin. Tashme 44-vjecari nga qyteti i Elbasanit duhet te perballet ne gjykate me akuzat e prokurorise per vepren penale te kryer. Prokuroria ka perfunduar hetimet ne lidhje me nje incident te ndodhur gjashte muaj me pare ne Gjykaten e Faktit te rrethit Elbasan me protagonist Fatmir Ibron. Dosja ne ngarkim te tij eshte depozituar pak dite me pare ne Gjykaten e Tiranes. Ibro akuzohet per vepren penale kundershtim dhe goditje e gjyqtarit si dhe fyerje e gjyqtarit. Shqyrtimi i kesaj dosjeje ne Gjykaten e Tiranes do te kryhet nga gjyqtari Ibrahim Hoxha. Ngjarja per te cilen akuzohet Ibro eshte shenuar ne ditet e fundit te muajit qershor ne afersi te Gjykates se Elbasanit. Sipas prokurorise per shkak te nje vendimi te marre nga ana e nje prej togave te zeza te kesaj gjykate Ibro e sulmoi ate fizikisht pas shpalljes se vendimit. Ndalimi i tij u be ne baze te urdhrit te ndalimit te nxjerre nga ana e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan pasi ne Gjykaten e Elbasanit ky shtetas ka kundershtuar dhe goditur gjyqtaren I.M. si dhe e ka fyer ate per shkak te detyres tha zyrtarisht policia e ketij qyteti pas arrestimit te Ibros. Gjyqtarja e lenduar nga kjo ngjarje merrej kryesisht me shqyrtimin e ceshtjeve civile ashtu sic ishte edhe rasti i gjykimit ku pale ne proces ishte edhe Ibro. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›