Dekorohen me Urdhrin e Larte dy kleriket shqiptare ne SHBA
Imam Isa Hoxha dhe Imzot Zef Oroshi jane dekoruar me Urdhrin e Larte. Presidenti i Republikes z.Bamir Topi i ka vleresuar ata pos-mortum me Urdhrin e Larte Gjergj Kastrioti- Skenderbeu. Isa Hoxha dhe Zef Oroshi nuk kane qene thjesht udheheqes fetare dhe nuk kane punuar thjesht per besimet myslimane dhe katolike ata kane qene njeherazi atdhetare te shquar me nje vizion te qarte dhe ndjenje te larte atdhedashurie me nje kontribut te dalluar per harmonine bashkejetesen dhe mirekuptimin nderfetar te shqiptareve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes e me gjere theksoi ne pershendetjen qe lexoi kryetari i Komitetit Shteteror per Kultet z.Rasim Hasanaj ne emer te Presidentit te Republikes. Sipas tij ata kane qene njerez te dijes dhe te veprimit me nje bote te madhe shpirterore dhe dashuri te pafund per njerezimin per bashkekombasit per Shqiperine meme per TJETRIN qe eshte virtyt i njerezve te shquar i njerezve te medhenj. Ne kete veprimtari qe u hap nga kryetari i Vatres Dr.Gjon Bucaj pershendeten Dom Pjeter Popaj famulltari i Kishes Zoja e Shkodres konsulli i pergjithshem i Shqiperise ne Nju Jork Dritan Mishto i cili pershendeti ne emer te kryeministrit Sali Berisha. Me interes u prit pershendetja e zyrtarit te larte te qytetit avokatit te qytetit te Nju Jorkut Bill De Blasio si dhe e anetarit te Keshillit Bashkiak e mikut te shqiptareve James Vaca.