E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshehja e pasurise, sa u penalizuan

Rozeta Rapushi

Zyrtaret e larte te shtetit, e kane shume te veshtire te deklarojne pasurine e tyre dhe te vertetojne se si e kane arritur ate. Ne raportin vjetor te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP), nje kopje te cilen e ka siguruar dhe gazeta "Koha Jone", nxirren ne pah, problemet me zyrtaret, te cilet nuk deklarojne pasurine, e fshehin ate dhe mashtrojne ne plotesimin e formulareve. Sipas te dhenave te inspektoratit, pavaresisht trajnimeve te zhvilluara gjate vitit, gjate kontrollit te pasurise per 3.913 zyrtare ka pasur mjaft probleme. Ne raport, theksohet se per vitin 2008, kallezim penal ne prokurori u be per nje zv/minister, nen akuzen per fshehje te pasurise, po keshtu per nje prokuror, por dhe zyrtare te nivelit te larte. Jo pak, por 11 zyrtare, jane kallezuar ne prokurori, pasi nuk e kane deklaruar fare pasurine. Ndonese ligji i detyron ata qe cdo vit, brenda dates 31 mars, te deklarojne cdo qindarke qe kane. "Brenda afatit ligjor, 70 zyrtare nuk deklaruan pasurine dhe ndaj tyre u vendosen gjoba ne baze te ligjit. Por nga keta 11 zyrtare te gjobitur, vijuan te mos e deklarojne pasurine. Per kete arsye Inspektorati i Larte, i dergoi ne organin e prokurorise per kallezim penal", thuhet ne raport. Probleme, Inspektorati ka hasur jo pak dhe ne proceduren e plotesimit te formularit te pasurise nga zyrtaret. Ndonese ligji per deklarimin e pasurise funksionon prej pese vitesh, 270 zyrtare serish e plotesuan me probleme formularin e tyre. Krahas trajnimeve te zhvilluara, ILDKP, gjate vitit qe shkoi ka ushtruar dhe kontrolle ne institucionet qendrore per rastet e konfliktit te interesave. Nga keto kontrolle, u konstatuan jo pak por 120 raste ku zyrtaret dyshoheshin se kishin konflikt interesi me punen qe kryenin. "Nga keto, 66 raste, rezultuan me konflikt interesi te identifikuara nga Inspektorati ne rruge ligjore", permendet ne raport. Ne materialin e dorezuar Kuvendit, permenden dhe ndryshimet qe ka pesuar formulari i deklarimit te pasurise. Inspektorati permend se ne formular per te gjithe zyrtaret eshte shtuar se deklarimi duhet te permbaje dhe per te ardhurat e femijeve te tyre madhore, jashte certifikates familjare. "Eshte vendosur gjithashtu nje hapesire per te caktuar gjeneralitetet e personave te lidhur me zyrtarin, si bashkeshorti/ja, femijet ne moshe madhore dhe prinderit e zyrtarit", theksohet ne raport. Aty vleresohet dhe struktura e re e miratuar nga Kuvendi, e cila do te ndihmoje ne permiresimin e procesit hetimor e kontrollit te pasurise. Nderkohe qe eshte vendosur qe te deklarohen dhe te ardhurat qe vijne nga qerate e shtepive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›