"Ligjet" kalojne paketen e anetaresimit ne NATO
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje me konsensus te plote, pese projektligjet qe jane baza ligjore per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Pa asnje kundershtim, pozita dhe opozita i thane dje po, paketes ligjore te aderimit te vendit tone ne Traktatin e Atlantikut te Veriut. Miratimi i kesaj pakete nga komisionet parlamentare, me pas dhe nga Kuvendi, i hap rrugen Shqiperise per anetaresimin me te drejta te plota ne NATO. Paketa u miratua ne fillim te muajit shkurt ne qeveri, e per t'u quajtur e votuar, ajo duhet te marre dhe votat e deputeteve ne seance plenare. Deri me sot, te gjithe kahet politike jane shprehur pro votimit te kesaj pakete, ne kuader te anetaresimit ne NATO. Nderkombetaret jane shprehur se Shqiperia do behet zyrtarisht, anetare e plote e NATO-s ne prill, ne Samitin qe do te zhvillohet ne Bruksel. Deklarata u perserit dite me pare nga Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Xhon Uithers, i cili u shpreh se kishte kenaqesine ta theksonte nje fakt te tille. Nderkohe qe miratimi i kesaj pakete te anetaresimit te Shqiperise ne NATO ka kaluar dje dhe ne Komisionin e Jashtem Parlamentar, duke treguar dhe nje here se politika eshte ne union per integrimin.