Apostoli largohet nga LSI, lajmeron krijimin e ADS-se
Levizja Socialiste per Integrim vazhdon percarjen e saj, ne radhet e anetareve. Ish-anetari i kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim, Gaqo Apostoli, beri dje te ditur largimin nga partia ne te cilen bente pjese, per t'i hapur keshtu rrugen krijimit te nje partie te re te drejtuar prej tij. Partia me e re, e cila do t'i bashkengjitet dhjetera partive te tjera shqiptare, do te quhet Aleanca per Demokraci dhe Solidaritet. Deri me tani partia ne krye te se ciles eshte ish-anetari i LSI-se, mbetet akoma nje ide politike, pasi ende nuk ka marre rrugen e saj zyrtare. I larguari i Levizjes Socialiste per Integrim, lajmeroi largimin nga kjo parti, per t'i hapur rruge krijimit te nje partie te re dhe ADS-ja, do te jete nje parti e qendres se majte. "Eshte shpejt te flitet per aleancat, qe kjo parti do te zhvilloje per zgjedhjet e qershorit", deklaroi Apostoli. Nderkaq, dy dite me pare u largua Ramazan Buzi, kryetari i LSI-se per zonen e Laprakes ne Tirane dhe bashke me te, hoqen dore nga tesera e LSI-se edhe 15 kryetaret e tjere te kesaj njesie.