E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dokle, ik nga politika, s'ke moral te flasesh"

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta i shoqeruar prej njerit nga nenkryetaret e kesaj partie, Sokol Axhemi, vizitoje dje ambientet ku zhvillohet greva e urise nga familjaret e personave te zhdukur, ne tragjedine e 9 janarit 2004. Te cilet kerkojne pas 5 vitesh, zbardhjen e plote te kesaj tragjedie dhe gjetjen e trupave te femijeve te tyre te zhdukur. Njeheresh ai ka sulmuar direkt socialistin Namik Dokle. "Sot nepermjet medias, jam informuar qe kryeministri i asaj nate z.Dokle, se tjetri nuk ishte ne Shqiperi, fliste per fitoren e politikes se re me 28 qershor, dhe nuk vjen ketu per t'ju vizituar ju. Ndaj une do t'i them atij, si nuk te vjen turp qe nuk ke ardhur t'i takosh keta njerez, se po bene 5 vjet qe ka ndodhur kjo tragjedi, dhe nuk i ke ardhur per ngushellim ketyre njerezve" u shpreh Meta. Sipas tij, Dokle qe nuk beri asgje ate nate, kur e mori vesh e gjithe Shqiperia qe gomonet ishin ne det, por edhe sot pas 5 vjetesh nuk ka kurajen qe te takoje dhe te behet zbardhja e kesaj tragjedie. Meta tha se politika e re, nuk eshte qe te vrasesh njerez, apo edhe t'i futesh ata ne greve urie vetem se kerkojne drejtesi. "Prandaj do t'i ftoje te gjithe shqiptaret qe me 15 mars, ne sheshin "Nen Tereza" para zyres se Sali Berishes, te bashkohen me thirrjen "Berisha IK" sepse ai qe qau me lote krokodili ate nate ne Parlament, nuk i ka kthyer asnje pergjigje ketyre njerezve. Por jo vetem kaq, por do te themi ik dhe ti Namik, sepse shqiptaret nuk kane nevoje per Namik-Politike, sepse politike e re nuk mund te jete kjo qe t'i leme njerezit te vdesin sepse kerkojne vetem zbatimin e ligjit", akuzoi Meta. I cili i ka bere thirrje Presidentit, kryeministrit dhe gjithe institucioneve perkatese, te marrin ne dore kete ceshtje. R.Llazari

Akuza

"Keta njerez duhet te kene moral qe te ikin nga politika ne menyre vullnetare, sepse nese nuk e kane kete moral, do i heqin shqiptaret me vote demokratike me 28 qershor", ka qene deklarata e Metes, duke e vene me shume theksin te qeverisja e para 5 viteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›