Zogaj: Koalicion me PD, vetem ato parti qe kane vota
Fatjona Mejdini
Rreshtimi i menjehershem i forcave te vogla parlamentare ose jo prane Partise Demokratike, ne prag te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, ka sjelle reagimet e para te deputeteve demokrate. Ne pergjigje te deklaratave te vazhdueshme te aleateve te djathte, te cilet ne menyre te hapur kerkojne shumefishimin e rezultatit ne favor te tyre duke qene pjese e koalicionin me PD-ne, deputeti Prec Zogaj deklaron se kesaj partie i duhen aleate, parti te cilat i mbledhin vete votat e tyre. Duke paralajmeruar se do te qendroje deri ne fund, kunder idese se perfshirjes se partive te djathta ne koalicion, vetem me statusin e perfituesit, por kerkon qe te jene dhe kontribuuese.
Zogaj
Deputeti i Partise Demokratike, Prec Zogaj kerkoi dje ne menyre publike qe ne aleance me PD-ne te hynin vetem ato parti, te cilat i sillnin me shume vota koalicionit. Njeheresh deputeti demokrat e konsideroi si shume te rendesishem faktin qe, perpara se ky koalicion te formohej, kryetari i PD-se, Berisha, qe eshte njekohesisht dhe kryeministri vendit, te konsultohej me forumet me te larta te partise. "Duke rezervuar te drejten qe mendimet e mia per koalicionin e djathte, t'i them ne nje forum te partise, ne parim them se tjeter gje eshte respektimi i aleateve dhe nje gje tjeter eshte nevoja qe ka PD, per parti aleate qe fitojne realisht deputete", deklaroi deputeti demokrat, Zogaj. Sipas tij, kontributi me i madh qe nje parti aleate e PD-se jep ne zgjedhjet e 28 qershorit, eshte qe te vije ne koalicion me deputetet e zgjedhur, nen siglen e vet. Pra te mbledhe vota. Nevojen per parti te tilla, deputeti demokrat e lidhi edhe me taktikat qe po ndiqen ne kampin e majte, per zgjedhjet e ardhshme. "E majta ka dy parti, qe te gjitha sondazhet tregojne se hyjne ne Parlament, ndoshta edhe 3 parti. Ne kete drejtim, strategjia e koalicionit te drejtuar nga PD duhet te jete e tille, qe te pergjigjet ne te njejten menyre", tha Zogaj.
Aleatet
Nderkohe dhe aleatet ne perspektive te demokrateve nuk kane qendruar duarkryq. Kryetari i Levizjes Demokristiane, Nikoll Lesi deklaroi dje se do te nise negociatat me PD-ne, per te qene pjese e nje koalicioni te perbashket per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Lesit, partia qe ai drejton synon te marre ne keto zgjedhje 3 deputete ne Qarkun e Tiranes, Shkodres dhe Vlores. Po dje, Levizja e Legalitetit deklaroi se ajo kishte mundesi reale te perfitonte ne koalicion me PD-ne edhe nje deputet ne Qarkun e Elbasanit, duke treguar haptazi, qellimin e saj per nje koalicion jetik me PD-ne.